Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama mbledh pensionistët pasi u dha 50 mijë lekë shpërblim për të sulmuar protestat

02/07/2026
Rama mbledh pensionistët pasi u dha 50 mijë lekë shpërblim për të sulmuar protestat
Share on FacebookShare on Whatsapp


Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup pensionistësh në Tiranë për të sulmuar protestat e dhjetra mijëra të rinjve në Tiranë, disa qytete të Shqipërisë dhe metropole evropiane e amerikane. 

I ndjerë mirë dhe i përkëdhelur mes prindërve dhe krushqive  të drejtorëve të tij ai përdori sërish demagogjinë për të zhvlerësuar protestën ndërsa deklaroi se atje protestojnë dështakët.

“I keni parë vetë lloj-lloj fytyrash problematike, me të shkuar shumë të errët, por që janë shpirtërisht pjesë e kësaj gjëje. Duhen ndarë këta me ata që kanë shqetësime reale. Dhe është e çuditshme se janë bashkuar të gjitha llojet e çudirave atje, që nga ata lunatikët neomarksistë, tek ata që janë neofashistë, se nuk ka brirë neofashizmi. Të thuash që ka ardhur koha e plumbit nuk ka brirë neofashizmi. Kështu që, nga ekstremi në ekstrem, janë mbledhur të gjithë bashkë atje dhe lloj-lloj marifetçinjsh, lloj-lloj, domethënë, mbetjesh të Ballit Kombëtar e të lloj-lloj strukturave, plus njerëz të futur atje për llogari të tjera. Domethënë, një konglomerat çudirash që i bashkon vetëm një gjë: dështimi”, tha Rama.

Në vijim kryeministri Rama bëri një kthesë të skenarit teksa nxori si armë kundër protestës ngadalësimin apo ndalimin e procesit të integrimit në BE.

“Tani ne jemi në fund të rrugës që na e ka sjellë, na e kanë sjellë fati, se janë bashkuar shumë rrethana ku mund të realizojmë atë që ishte e paimagjinueshme për t’u realizuar konkretisht dhe për t’u bërë realitet i Shqipërisë dhe i shqiptarëve: anëtarësimi në Bashkimin Europian.

Tani ne çdo ditë, çdo ditë, çdo ditë duhet të bëjmë detyra, detyra, detyra dhe t’i raportojmë atje. Dhe këtu nuk është çështja të përmbyset, se këtu, e para njëherë, nuk ka asgjë për t’u përmbysur dhe, e dyta, kush mendon se mund ta përmbysë, gabon. Këtu çështja është të përmirësohet në vijimësi.

Ne i kemi vendosur shumë gjëra në vijë dhe ka shumë gjëra që, të vëna në vijë, duhet të shtyhen më tutje, por është absolutisht një pyetje që duhet bërë: kush ka interes që ta ndalojë këtë proces, se ky proces çdo lloj lëvizjeje që mund të imagjinojmë e ndalon. Çdo lloj lëkundjeje këtë proces e ndalon, mirëpo, po e ndaloi, mund të marrë shumë kohë të rivihet në lëvizje. Kush ka interes ta ndalojë këtë proces? Këtë proces ka interes ta ndalojnë, në mënyrë të vetëdijshme, forca që nuk duan që Ballkani të ndahet përfundimisht nga e shkuara dhe të ankorohet përfundimisht në Bashkimin Europian. Por këtë proces duan ta ndalojnë edhe shumë delirantë dhe shumë sharlatanë nga këta që bëjnë edhe sikur kanë lidhje speciale me BE-në, që nuk duan t’ia dinë fare për kostot e këtij procesi. Pra, pleshta që duan ta nxisin popullin që, për interesat e tyre, të djegin organizmin komplet.Nuk do të ndodhë, se s’ka çfarë të ndodhë, por ajo që unë e përsëris është të ndahet mirë, dhe ne jemi të parët që do ta bëjmë këtë gjë, të ndahet mirë pjesa e pastër. Ka të drejtë, s’ka të drejtë, kjo është temë tjetër, por që ka të drejtë absolute gjithkush që të jetë i pakënaqur dhe që të protestojë, kjo nuk diskutohet.

Pastaj, në garën e pakënaqësisë ndaj gjërave që nuk shkojnë, unë jam i gatshëm të futem dhe madje të fitoj, sepse, ndryshe nga ata që e shohin nga larg, unë e shoh nga brenda dhe unë e di shumë mirë sa gjëra nuk shkojnë dhe i shoh, por, ndryshe nga ata, duhet t’i rregulloj dhe jo thjesht t’i konstatoj e të bërtas, se nuk është ky roli; janë të ndara rolet.

Ndërsa për ata që pastaj janë ajo korja e zezë që ka mbledhur bashkë ata që janë nëpër ekrane, ata që janë nëpër portale, ata që janë nëpër lloj-lloj situatash të tjera, është një lloj e keqeje që Shqipërinë e ka ndjekur historikisht. Ndryshojnë emrat, ndryshojnë fytyrat, ndryshojnë kohët, por ajo e keqe është aty gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë, si mallkim që e ndjek nga mbrapa dhe që e ka penguar Shqipërinë në momente të caktuara të marrë vendimet e duhura ose që e ka detyruar të shkojë mbrapsht”, deklaroi Rama. a.b

Po ndodh

Policia dhunë para Kuvendit, qëllohen protestuesit, disa në urgjencë

Policia dhunë para Kuvendit, qëllohen protestuesit, disa në urgjencë

02/07/2026
FAKT & FAKE/ Fake news edhe për të testuar kundërshtarin politik

PD bojkoton seancën plenare, akuzon mazhorancën për bllokimin e opozitës dhe projektligjeve

02/07/2026
Rama mbledh pensionistët pasi u dha 50 mijë lekë shpërblim për të sulmuar protestat

Rama mbledh pensionistët pasi u dha 50 mijë lekë shpërblim për të sulmuar protestat

02/07/2026
Julia Emiri,  kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

EMRAT/ 20 anëtarët e rinj të kryesisë së PD, lista e plotë

02/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia dhunë para Kuvendit, qëllohen protestuesit, disa në urgjencë

Policia dhunë para Kuvendit, qëllohen protestuesit, disa në urgjencë

02/07/2026
FAKT & FAKE/ Fake news edhe për të testuar kundërshtarin politik

PD bojkoton seancën plenare, akuzon mazhorancën për bllokimin e opozitës dhe projektligjeve

02/07/2026
Rama mbledh pensionistët pasi u dha 50 mijë lekë shpërblim për të sulmuar protestat

Rama mbledh pensionistët pasi u dha 50 mijë lekë shpërblim për të sulmuar protestat

02/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.