Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Barazia para ligjit: deputetja e gardiani

23/06/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kushtetuta e parë e Shqipërisë së porsa pavarësuar shpallte se “Të gjithë shtetasit shqiptarë janë të barabartë para ligjit” (Statuti Organik, neni 27)

Ky parim u rikonfirmua në të gjitha kushtetetutat e mëvonshme, përfshi formalisht edhe gjatë komunizmit. Në traditën europiane ai shfaqet në fillim të shekullit të 6 para Krishtit në Athinën e lashtë (isonomia) si dhe në Romën antike (aequitas). Po ashtu ai është i rrënjosur në Bibël e Kuran. Që atëhere ky parim juridik e social pësoi ulje e ngritje të imponuara nga historia dhe u konsolidua në tre shekujt e fundit duke u përfshirë në kushtetutat e shteteve europiane. Por njëkohesisht ky parim sfidohet faktikisht herë pas here edhe sot në shoqëritë e lira ku kemi gjithashtu njerëz të pasur e të varfër, persona të pushtetshëm e të zakonshëm. 

Duket se javët e fundit ky parim është sfiduar nga SPAKu. Ndër ata që lidhen me çështjen penale kundër kryebashkiakut të Tiranës ka edhe dy persona për të cilët Prokurori i Posaçëm ka paraqitur pretencën.

Personi 1: KB

KB u mor e pandehur në shkurt 2025 pasi kishte intimiduar një dëshmitare që punonte një nga OJFtë e të shoqes së Veliajt, i kishte marrë celularin që të mos binte në dorë të hetuesve dhe i kishte ofruar një celular të ri fringo si dhe “këshilla” se çfarë të thoshte gjatë marrjes në pyetje nga prokurori. KB dyshohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” (Kodi Penal, neni 301, dënimi: gjobë ose deri tre vjet burg). Interesante në rastin KB është se ajo në shkurt 2025 ishte deputete e Partisë Socialiste e zgjedhur në Kuvend për herë të dyte dhe, për ironi, kryetare e Komisionit të Ligjeve. Mbasi marrja e pandehur u bë publike KB nuk dha dorëheqje as si kryetare e as si deputete. PS nuk kërkoi sqarim publik e nuk u distancua nga deputetja e akuzuar; aq më pak i bëri thirrje të dorëhiqej apo mori masa në këtë drejtim. KB ishte sërish kandidate e PS në zgjedhjet parlamentare të majit 2025. 

Deputeti opozitar DS në mbledhjen e vetme të komisionit para shpërndarjes së legjislaturës bërtiti në këmbë “jep dorëheqjen” kryetares KB. 

KB nuk e ka pranuar akuzën. Në pretencë prokurori kërkoi 400 mijë lekë (afro 4 200 €) gjobë për të. 

Personi 2: FB 

FB, gardian në burgun e Durrësit, u mor i pandehur mbasi u zbulua se në mars 2025 gjatë trasportimit të të paraburgosurit Veliaj i dha atij celularin e vet kur Veliaj ju lut t’i jepte mundësinë të fliste me të shoqen. FB akuzohet për “Futjen ose mbajtjen e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” (Kodi Penal, neni 324/a, dënimi: gjobë ose deri tre vjet burg).

FB ka pranuar akuzën dhe ka bashkëpunuar me prokurorinë. Në pretencë prokurori kërkoi dënimin e FB me 5 vjet burg, që prej gjykimit të shkurtuar ulet në 3 vjet e 4 muaj dhe që mund të mos ekzekutohet por të kalojë në shërbim prove.

Disa parime të përgjithshme të aplikuara

Sa më i ndërgjegjshëm është i pandehuri se po kryen një vepër penale aq më shumë konsiderohet kjo një rrethanë rënduese për të. Për juristen e kryetaren e Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Republkës besoj është e qartë se e ka ditur mirë se çfarë po bënte. A mund të thuhet kjo për gardianin FB me arsimim e formim më të ulët se KB? Kam dyshime për këtë. Në mendjen e tij FB po jepte mundësi të burgosurit të fliste me të shoqen, të cilën bazuar në rregulloren e burgjeve, ai mund ta takonte perodikisht. 

Sa më lart të jetë i pandehuri në pozitë shtetërore e shoqërore aq më shumë konsiderohet kjo një rrethanë rënduese për të. Krahasimi këtu nuk ka dilema: pozita e KB si kryetare komisioni parlamentar është ku e ku më e lartë se ajo e gardianit të burgut FB. 

Veprimi i KB duket i qëllimshëm, i mirëmenduar e i planifikuar në bashkëpunim me të shoqen e Veliajt, gjithashtu e pandehur në të njëjtën çështje me kryebashkiakun. Veprimi i FB duket reagim spontan ndaj kërkesës së nje politikani të rëndësishëm, madje kryebashkiak i kryeqytetit. Edhe këtu edhe në bashkëpunimin me prokurorinë rrethanat janë në favor të gardianit FB e në disfavor të deputetes KB. 

Ndonjë përfundim në pritje të verdiktit gjyqësor

Prokurori i Posaçëm, i cili duket se është i njëjti për KB e FB, duket se ka gabuar duke lehtësuar  në pretencën e tij KB dhe duke rënduar FB. Për vepra penale për të cilat Kodi parashikon dënim pothuaj të njëjta ai don të burgosë (në parim) gardianin e burgut dhe vetëm të gjobisë me rrogën e 5 javëve deputeten/kryetare komisioni. Prokurori ka ende kohë të korrigjojë gabimin e të rishikojë pretencat. Në të kundërt duhet të shpjegojë pse ligji zbatohet pabarazisht. Dhe pastaj i mbetet gjykatës të respektojë parimin e Statutit Organik si dhe të Kushtetutës së Republikës se “Të gjithë janë të barabartë para ligjit”.

Genc Pollo

President i Paneuropa-Shqipëri

23 qershor 2026

Po ndodh

Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

Arrestohet në Dubai Jetmir Pepa, në kërkim nga SPAK prej një muaji

23/06/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Barazia para ligjit: deputetja e gardiani

23/06/2026
NEOMALSORJA/ Deputetja e PS që braktisi Ramën merr pjesë në protestë

NEOMALSORJA/ Socialistja e parë thyen akullin: Edi Rama jep dorëheqjen sa je në kohë!

23/06/2026
Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

23/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

Arrestohet në Dubai Jetmir Pepa, në kërkim nga SPAK prej një muaji

23/06/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Barazia para ligjit: deputetja e gardiani

23/06/2026
NEOMALSORJA/ Deputetja e PS që braktisi Ramën merr pjesë në protestë

NEOMALSORJA/ Socialistja e parë thyen akullin: Edi Rama jep dorëheqjen sa je në kohë!

23/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.