Policia e Durrësit ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për dy kushërinjtë, Indrit Ferra, 38 vjeç, dhe Dorian Ferra, 36 vjeç, të dy banues në Shijak, të dyshuar si autorë të vrasjes së një 45-vjeçari në janar të këtij viti.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, masa e sigurisë është caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Nga hetimet rezulton se më 27 janar 2026, në qytetin e Shijakut, Indrit dhe Dorian Ferra dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta me 45-vjeçarin Dritan Çela dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri.
Si pasojë e plagëve të marra, 45-vjeçari humbi jetën disa ditë më vonë në spital.
Dy të dyshuarit ishin shpallur në kërkim, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.a.b





