Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së dielës në liqenin e Ulzës, ku një 37-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën duke u mbytur.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 18:20, Komisariati i Policisë Mat është njoftuar se shtetasi A. Z., 37 vjeç, banues në Laç, teksa drejtonte një mjet lundrues në liqen, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në ujë.
Dyshohet se 37-vjeçari ka tentuar të rikthehet te mjeti lundrues, por gjatë përpjekjes për ta kapur është mbytur.
Menjëherë pas njoftimit janë angazhuar polumbarët e RENEA-s për kërkimin dhe gjetjen e trupit të tij. Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Matit dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.b




