Protesta qytetare në Tiranë ka vijuar me një marshim masiv në rrugët e kryeqytetit. Pas grumbullimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku morën pjesë mijëra qytetarë, protestuesit u drejtuan në këmbë drejt godinës së Parlamentit.
Turma, e cila mbushi një pjesë të konsiderueshme të qendrës së Tiranës deri në afërsi të Sheshit “Skënderbej”, mbërriti para institucionit ligjvënës.
Me të ndaluar para Parlamentit, protestuesit nisën të brohorisnin në kor “Parlamenti i krimit”.
Marshimi drejt Parlamentit konsiderohet si një nga momentet kryesore të protestës së sotme.
Kjo është protesta e 13-të e organizuar në kryeqytet, ku qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.m.k





