Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ka nisur protesta e 14-të qytetare para godinës së Kryeministrisë, ku mijëra qytetarë janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Tubimit i janë bashkuar protestues nga qytete të ndryshme të vendit, si edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora. Bulevardi kryesor i Tiranës është mbushur me qytetarë, të cilët kanë marshuar drejt Kryeministrisë me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë.

Mes pjesëmarrësve kanë qenë edhe banorë dhe aktivistë nga Rrjolli i Lezhës, të cilët gjatë ditës zhvilluan një aksion për heqjen e gardhit dhe telave me gjemba në zonën ku kundërshtojnë ndërtimin e një resorti turistik.

Një prej aktivisteve deklaroi nga podiumi se protestuesit kishin sjellë me vete një pjesë të gardhit të hequr në Rrjoll si simbol të rezistencës së tyre.

“Ne po vazhdojmë një betejë madhështore për t’i rikthyer dinjitetin Shqipërisë dhe për t’i dhënë fund tranzicionit. Arritëm një fitore të vogël në Rrjoll, por nëse nuk çlirojmë Shqipërinë, nuk kemi fituar. Kemi sjellë një pjesë nga gardhi në Rrjoll që ata të kuptojnë se nuk ka gardh që ndan shqiptarët”, u shpreh ajo.

Aktivistët prezantuan gjithashtu një instalacion simbolik me këpucë, të cilat sipas tyre përfaqësojnë shqiptarët që janë larguar jashtë vendit ndër vite.

Një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte pjesëmarrja e një vajze 7-vjeçare, Olivia, e cila iu bashkua protestës së bashku me familjen e saj. Me një pankartë dhe mesazhin “Jep dorëheqjen!”, vogëlushja u kthye në një nga figurat më të komentuara të tubimit.

Protesta po vijon para Kryeministrisë, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për qëndresë qytetare dhe pjesëmarrje masive edhe në ditët në vijim.a.b

Po ndodh

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

13/06/2026
Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

13/06/2026
VIDEO/Ardit Bido tregon me emra se ku shkuan fondet sekrete greke

Deputeti Ardit Bido publikon përgënjeshtrim ndaj BIRN dhe kërkon sqarime publike

13/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

13/06/2026
Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

13/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.