Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e së dielës në Shijak, pas një konflikti të ndodhur në lagjen Lugina.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 17:30, pas një konflikti për motive të dobëta mes shtetasve Bjondi Guri dhe Elton Beqiri, është plagosur në këmbë shtetasi Bjondi Guri.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur kontrolle intensive për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. B., i cili është larguar pas incidentit.
I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme. Burime zyrtare bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.m.k




