Një rrëshqitje masive dherash është regjistruar gjatë natës në zonën e Currilave, në Durrës, duke shkaktuar dëme materiale dhe alarm te banorët e zonës.
Sipas informacioneve paraprake, masa e dheut ka prekur disa banesa në një pallat, ndërsa për arsye sigurie është bërë evakuimi i banorëve me qëllim shmangien e çdo pasoje të mundshme për jetën dhe shëndetin e tyre.
Policia Bashkiake dhe strukturat e Emergjencave Civile kanë mbërritur në vendngjarje rreth orës 04:00 të mëngjesit, menjëherë pasi janë njoftuar për situatën.
Aktualisht po vlerësohet shkalla e dëmeve dhe rreziku që paraqet zona, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën dhe po marrin masat e nevojshme për sigurinë e banorëve.
Shkaqet e rrëshqitjes së dheut mbeten ende nën verifikim.a.b





