Dy persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një mjeti shpërthyes në fshatin Grabovë të Përmetit.
Sipas informacioneve paraprake, Mustafa Koçi dhe Ervis Bregu po kryenin punime në një banesë të vjetër kur dyshohet se kanë hasur një bombë të mbetur nga Lufta e Dytë Botërore, e cila ka shpërthyer aksidentalisht.
Si pasojë e shpërthimit, të dy kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.




