Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJET/ Mësohet shuma në euro dhe dollarë që u vodhën në UBA bank nga llogaritë e klientë

03/06/2026
DETAJET/ Mësohet shuma në euro dhe dollarë që u vodhën në UBA bank nga llogaritë e klientë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një skemë e dyshuar vjedhjeje dhe manipulimi të llogarive bankare ka çuar në arrestimin e drejtuesve dhe punonjësve të një dege të UBA Bank në Tiranë. Sipas Policisë dhe Prokurorisë së Tiranës, nga hetimet ka rezultuar se nga llogaritë e dy klientëve janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme 309.740 euro dhe 92.000 dollarë amerikanë.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, gjykata ka caktuar 12 masa sigurie për punonjës të bankës, të dyshuar për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Në pranga kanë përfunduar drejtori i degës, Gilbert Hoxha, dhe zëvendësdrejtori, Albin Keta, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Sipas hetimeve, dy drejtuesit dyshohet se, duke shpërdoruar funksionet e tyre dhe aksesin në sistemin bankar, kanë falsifikuar dokumente, kanë kryer ndërhyrje të paautorizuara në sistemet e bankës dhe kanë përvetësuar fondet e klientëve përmes mandateve të rreme të tërheqjes, konvertimeve valutore dhe hapjes apo mbylljes së depozitave pa dijeninë e pronarëve të llogarive.

Procedimi penal nisi pas kallëzimit të një klienti, i cili denoncoi se nga tre llogaritë e tij ishin tërhequr para pa autorizim. Më pas, edhe vetë banka referoi një rast tjetër të ngjashëm që prekte një kliente të saj.

Nga hetimet e kryera u zbulua se në total janë kryer 30 tërheqje pa mandat, si dhe janë hapur e mbyllur pa autorizim disa depozita në euro dhe dollarë.

Sipas Prokurorisë, skema ka funksionuar në bashkëpunim me punonjës të tjerë të degës, të cilët ushtronin detyra si arkëtarë, supervizorë dhe specialistë të shërbimit ndaj klientit. Për gjashtë prej tyre, G.B., D.D., O.K., R.S., B.N. dhe Zh.B., gjykata ka caktuar masën “Arrest në shtëpi”.

Ndërkohë, për katër punonjës të tjerë, E.Q., I.D., E.K. dhe B.M., është vendosur masa “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, pasi dyshohet se kanë kryer veprime bankare dhe transaksione në mungesë të dokumentacionit të nevojshëm, duke krijuar kushtet për funksionimin e skemës së paligjshme.

Sipas organit të akuzës, mekanizmi i përfitimit funksiononte në disa nivele të hierarkisë së bankës, ku ndërhyrjet kryheshin nga punonjësit me akses në llogaritë e klientëve dhe më pas verifikoheshin ose autorizoheshin nga drejtuesit e degës.

Hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar dëmin e plotë financiar dhe përgjegjësitë individuale të personave të përfshirë në skemën e dyshuar.

Po ndodh

DETAJET/ Mësohet shuma në euro dhe dollarë që u vodhën në UBA bank nga llogaritë e klientë

DETAJET/ Mësohet shuma në euro dhe dollarë që u vodhën në UBA bank nga llogaritë e klientë

03/06/2026
EMRAT/ Skandal në UBA Bank, 12 masa sigurie në pranga drejtori dhe zëvendësdrejtori

EMRAT/ Skandal në UBA Bank, 12 masa sigurie në pranga drejtori dhe zëvendësdrejtori

03/06/2026
Përplasjet në Zvërnec, reagon Athina. Përgjigja e Tiranës zyrtare

SPAK tërhiqet nga sekuestroja në BKT e 195 milionë dollarëve për Zvërnecin

02/06/2026
Dita e tretë e protestës për Zvërnecin, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Dita e tretë e protestës për Zvërnecin, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

02/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Mësohet shuma në euro dhe dollarë që u vodhën në UBA bank nga llogaritë e klientë

DETAJET/ Mësohet shuma në euro dhe dollarë që u vodhën në UBA bank nga llogaritë e klientë

03/06/2026
EMRAT/ Skandal në UBA Bank, 12 masa sigurie në pranga drejtori dhe zëvendësdrejtori

EMRAT/ Skandal në UBA Bank, 12 masa sigurie në pranga drejtori dhe zëvendësdrejtori

03/06/2026
Përplasjet në Zvërnec, reagon Athina. Përgjigja e Tiranës zyrtare

SPAK tërhiqet nga sekuestroja në BKT e 195 milionë dollarëve për Zvërnecin

02/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.