Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ANDI MUSTAFAJ/ Ekuacionet e një proteste historike

02/06/2026
Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Andi Mustafaj

Ditët e fundit, me këmbëngulje, politikanëve shqiptarë u kërkohet të “reagojnë” ndaj protestave që po mbahen në lidhje me projektin e Zvërnecit. Kuptohet reagimi kërkohet vetëm në një drejtim duke mbytur me emocion arsyen e cila duhet të na drejtojë.

Protestat janë mjete demokratike themelore dhe si të tilla, Partia Demokratike ka nxitur gjithmonë qytetarët t’i përdorin si mjet trysnie kundër Rilindjes. Në shumicën e rasteve ka protestuar për ta, kur ata kishin frikë, ose kur për inat të dikujt i dorëzonin liritë e tyre. Kjo protestë nuk bën përjashtim, ndaj mesazhi im i parë është: dilni, protestoni për gjërat në të cilat besoni.

Pasi kalojmë këtë moment, si përfaqësues politik kemi detyrën të shohim përtej, të analizojmë pasojat e lëvizjeve shoqërore kur ndodhin, në mënyrë që të bëjmë propozime që ato të jenë ndërtuese për vendin tonë dhe jo kundërproduktive.

Në momentin që po shkruaj këto rreshta, euforia ka zënë një pjesë të madhe të shoqërisë sonë. Kjo eufori pamundëson të shihet që protesta, siç po zhvillohet, rimerr (me dashje ose pa dashje, pak rëndësi ka) dy prej shtyllave kryesore të propagandës së regjimit. Gjë që mbart rrezikun e dështimit jo vetëm të protestës aktuale, por edhe krijimin e precedentit që të shkurajojë ata që me sinqeritet gjenden sot në rrugë.

E para: “Mos e bëni politike.”

Çdo gjë është politike. Prishja e zonave të mbrojtura është vendim politik. Dhënia e lejeve është vendim politik. Qeveria na shtyp me politikë çdo ditë dhe çdo përgjigje ndaj saj është, duhet të jetë, politike. Por kjo narrativë ka një funksion shumë të qartë: përjashtimin e partive politike nga protesta. Ky fakt e bën protestën përjashtuese që në nisje dhe e pamundëson zmadhimin e saj politik. Ajo mund të zmadhohet si fenomen shoqëror, por jo si trup politik.

Çfarë pasojash sjell kjo qasje?

Rruga e parë: turma mbetet “apolitike” dhe “apartitake” (të cilat në rastin tonë janë sinonime). Kjo i jep kohë Ramës të identifikojë rrymat që e përshkojnë protestën, të identifikojë qëllimet e tyre dhe t’u japë zgjidhje të pjesshme, për t’i hequr arsyen e ekzistencës një pjese të protestuesve. Në fund ai pret disa koka funksionarësh, miraton disa ligje. Duke kënaqur një pjesë, pjesa tjetër mbetet më e vogël, më e dobët.

Kështu ai e spinon ngjarjen në favor të tij, si një kryeministër që dëgjon dhe që ndëshkon. Rama prezantohet pranë bashkësisë ndërkombëtare si kryeministër që dëgjon popullin dhe jo si autokrati që ai në fakt është.

Rruga e dytë: brenda protestës fillojnë protagonizmat. Brenda saj gjenden një numër partish dhe lëvizjesh që do mundohen të përkthejnë në kapital politik situatën. Historia shqiptare na ka treguar se në raste të tilla, zëri i atij ose asaj që merr mikrofonin shuhet nën zhurmën e fishkëllimave dhe sharjeve. Turma ndahet në grupime të cilat kësaj radhe ndajnë të njëjtat kërkesa. Duke u ndarë, turma dobësohet dhe tensionet zhbëjnë energjitë e pjesëmarrësve.

Në të dyja rastet, protesta mbyllet, problemi themelor, ai i sistemit që është ngritur, qëndron. Rama del i forcuar nga ngjarja që duhej ta dobësonte.

Rruga e tretë: unë gaboj tërësisht, protesta zmadhohet aq sa Rama thirret drejt zgjedhjeve. Në këtë moment realiteti të kap me shpejtësi të madhe. Demokracia është përfaqësuese, ushtrohet nëpërmjet partive politike. Protestuesit do duhet të ndëshkojnë regjimin nëpërmjet votës për partitë që ato vetë i kanë përjashtuar nga protesta nën motot e propagandës.

Përballë këtij realiteti, protagonistët e protestës mund të jenë të shtyrë të krijojnë një parti të re dhe të hyjnë në zgjedhje me emocionin dhe dinamikën e protestës. Përsëri, realiteti do i kap me shpejtësi. Do ballafaqohen me patronazhistët që shkojnë derë më derë me listë në dorë, me administratën e fryrë qëllimshëm të kthyer në makineri votash, me presionin ekonomik mbi familjet, me proxytë në media, me manipulimin e rrjeteve sociale, me bandat kriminale. Votat e shpërndara në këtë sistem elektoral ndihmojnë Ramën, i cili ndoshta, në rastin më të mirë, del i dobësuar por që merr një mandat të ri.

Zgjidhja pra është bashkimi dhe çuarja e energjive drejt partive politike e jo jashtë tyre. Zgjidhja është që protesta të bëhet politike, në respekt të gjithë rrymave politike që e përshkojnë.

Kështu thotë analiza, teoria dhe praktika. Por këtu gjendet kleçka, hilja e ndërtuar në mendjet e qytetarëve nga regjimi nëpërmjet shtyllës së dytë propagandistike: fajin e ka Saliu, që mundohet të përjashtoj PD nga lëvizjet që mund të sjellin rrëzimin e saj.

Le ta themi një të vërtetë të thjeshtë: kudo në shesh kishte anëtarë të Partisë Demokratike. Ky është nderi i demokratëve: kemi protestuar për ata që nuk kanë mundur, protestojmë sot edhe kur tentojnë të na përjashtojnë. Sepse kauza është mbi njeriun. Këtë që ne e kemi kuptuar, masa duhet ta kuptojë.

Duke tërhequr vëmendjen gjithmonë tek ky element propagande, regjimi kërkon të pengojë njerëzit të bashkohen me PD dhe të mos zmadhohet energjia e tyre. Nëse e shohim me kujdes, ky element propagandistik nuk ekziston ndaj partive të tjera sepse ato nuk përbëjnë rrezik real për regjimin.

Është jetësore që të çlirohemi të gjithë nga trysnitë e krijuara nga propaganda. Nëse qëllimi është rrëzimi i qeverisë, ai mund të arrihet vetëm nëpërmjet bashkimit rreth partive politike. Parakushti nuk është mbajtja e një proteste por rritja e angazhimit të gjithë secilit brenda partive politike.

Sigurisht kjo nuk do të thotë që bashkimi të bëhet sy mbyllur. Partitë politike dhe në veçanti Partia Demokratike duhet të reformohen. Por kjo nuk bëhet nga jashtë, bëhet duke qenë brenda tyre. Unë propozimet e mia i kam bërë nëpërmjet shkrimeve dhe veprimtarisë sime politike. I bëj duke u munduar që në hapat që hedh të përfaqësojë ndryshimin që dua të shoh.

Partia Demokratike vet është në një proces ripërtëritjeje i cili filloi me Kuvendin dhe listën e Këshillit Kombëtar dal prej ti ku si asnjëherë më parë të rinjtë dhe gratë janë të përfaqësuar.

Uroj që pavarësisht gjatësisë së tyre, protestuesit të lexojë këto rreshta dhe të gjejnë rrugën e sinergjisë së energjive dhe jo përjashtimit të tyre. Është e vetmja rrugë që kemi drejt suksesit.

Po ndodh

Dita e tretë e protestës për Zvërnecin, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Dita e tretë e protestës për Zvërnecin, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

02/06/2026
Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

ANDI MUSTAFAJ/ Ekuacionet e një proteste historike

02/06/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Apeli i Posaçëm i liron një apartament Ergys Agasit, pasuritë e Karçanajt në sekuestro

02/06/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

Gjykata rrëzon kërkesën e gazetarit, telefoni mbetet i sekuestruar nga SPAK

02/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dita e tretë e protestës për Zvërnecin, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Dita e tretë e protestës për Zvërnecin, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

02/06/2026
Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

ANDI MUSTAFAJ/ Ekuacionet e një proteste historike

02/06/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Apeli i Posaçëm i liron një apartament Ergys Agasit, pasuritë e Karçanajt në sekuestro

02/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.