Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

31/05/2026
Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Beqir SINA, New York

MSG 20 mijë vende : Biletat më të lira kanë arritur 4,500 dollarë, ndërsa të tjerat shkojnë nga 35,000 deri në 285,000 dollarë. 

Video : https://youtu.be/atlr0UqpK2o?si=cJNXF3lxsmZg7w8C

NEW YORK CITY : Është vërtet çmenduri ajo që po ndodh me çmimet e biletave për ndeshjet e plejofit në Madison Square Garden. Biletat më të lira kanë arritur 4,500 dollarë, ndërsa të tjerat shkojnë nga 35,000 deri në 285,000 dollarë. 

Stadiumi i cili ka 20 mijë ulëse është plotësisht i shitur (sold out) dhe shumica e tifozëve të zakonshëm nuk kanë asnjë shans të hyjnë. Këto janë ndoshta biletat më të shtrenjta në histori për një ndeshje basketbolli.

Në këtë atmosferë të nxehtë, Presidenti Donald Trump ka njoftuar se do të marrë pjesë në një ndeshje të Finales së NBA-së. Ai u ftua nga pronari i New York Knicks, James Dolan.

 “Mendoj se do të shkoj në një nga ndeshjet”, tha Trump. Ai do të ishte presidenti i parë në detyrë që ndjek një finale NBA. Trump ka ndjekur edhe Super Bowl-in dhe finale të tjera sportive kohët e fundit.

Knicks kanë bërë një sezon historik. Ata mbyllën serinë e East Conference kundër Cleveland Cavaliers me një “tur” të pastër 4-0 dhe kanë fituar 11 ndeshje radhazi. 

Është hera e parë që Knicks luajnë në finale që nga viti 1999. Tani do të përballen me San Antonio Spurs. 

Ndeshja e parë është më 3 qershor, ndërsa Knicks do të luajnë në shtëpi më 8 dhe 10 qershor.

Por entuziazmi sportiv është shoqëruar me debate politike. 

Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Zohran Mamdani, u pyet nëse do të shikonte ndeshjet bashkë me Presidentin Trump. Përgjigjja e tij ishte e qartë: “Unë do ta shikoj ndeshjen, por jo me të. Do ta shikojmë të dy veçmas.” 

Ky refuzim i thjeshtë ka nxitur pyetje të rëndësishme: A ka arritur polarizimi politik një nivel aq të lartë saqë edhe një ndeshje basketbolli nuk mund të ndahet pa u parë si tradhti ndaj vlerave personale?

Sporti ka qenë gjithmonë konsideruar si hapësirë bashkimi, por sot duket sikur muret politike po hyjnë edhe aty. 

Nga njëra anë, Trump ka shprehur hapur dashurinë për Knicks. Nga ana tjetër, Mamdani, si përfaqësues i një qyteti me tradita progresiste, zgjodhi të ruajë distancën. 

Kjo situatë tregon se sa e vështirë është të gjesh hapësira të përbashkëta në Amerikën e sotme të ndarë dhe të polarizuar.

Problemi nuk është vetëm politik. 

Çmimet e larta kanë kthyer Finalet në një ngjarje elitare. Tifozët e vjetër të Knicks, që kanë mbështetur ekipin për dekada, ankohen se nuk mund t’i përballojnë më këto çmime. Një palë biletash raportohet se u shitën për gati 280,000 dollarë. 

Sporti, që dikur ishte për të gjithë, tani duket i rezervuar vetëm për të pasurit.

Njëkohësisht, jashtë stadiumit situata ka dalë disa herë jashtë kontrollit gjatë serisë. Në watch parties në rrugë, mijëra tifozë janë mbledhur, por ka pasur arrestime, hedhje shishesh dhe bllokim trafiku. 

Policía e Nju Jorkut ka ndaluar këto tubime pranë Madison Square Garden për arsye sigurie, ku pasioni është kthyer në kaos.

Në shtypin amerikan shtrohen pyetjet se ne si shoqëri, çfarë humbasim kur edhe në sport ruajmë muret politike dhe ekonomike? A mundet basketbolli të mbetet një vend ku njerëzit bashkohen përtej ndarjeve, apo polarizimi dhe tregu i lirë do të vazhdojnë ta ndajnë edhe atë që dikur na bashkonte?

Po ndodh

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

31/05/2026
LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

31/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

31/05/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.