Momenti i arrestimit të autorit
Një person është shoqëruar nga Policia e Tiranës pas një incidenti me armë zjarri të regjistruar në zonën e Ali Demit.
Sipas informacioneve paraprake, i dyshuari ka qëlluar në ajër me armë zjarri, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës. Menjëherë pas njoftimit, forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje dhe rrethuan perimetrin për të garantuar sigurinë dhe për të kryer veprimet hetimore.
Pamjet e siguruara nga mediat tregojnë praninë e efektivëve në zonë, ndërsa autori i dyshuar është ndaluar dhe po merret në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes. a.b





