Kreu i PD, Sali Berisha iu përgjigj interesit te gazetarëve në mbyllje të Kuvendit. Ai sqaroi diaa procedura që u ndoqën si edhe në lidhke me cilësinë e demokracisë së brendshme të PD.
PYETJE PËRGJIGJE:
Pyetje: Zoti Berisha, sa transparent mund të quhet procesi në kushtet kur lista e kandidatëve për Këshillin u publikua vetëm sot para nisjes së Kuvendit. A kanë patur kohë të mjaftueshme delegatët që të njihen me kandidaturat?
Sali Berisha: Bravo. Tani çfarë janë kandidaturat? Në tërësi janë kandidatura të propozuara nga degët. Kësaj here një specifikë e veçantë ka qenë se kandidaturat kanë ardhur nga degët dhe në qoftë se e vutë re ju, u votua sipas qarqeve. U votua… prandaj, domethënë, në këtë kuadër kandidaturat e tjera që nuk kanë ardhur nga degët, nuk janë të panjohura në tërësinë e tyre, janë personalitete. Tani, e tjetra, bravo.
Pyetje: A e cilësoni si problem faktin që u shkel statuti edhe këtë herë zoti Berisha? U shkel statuti edhe këtë herë për publikimin e listave, sanksionohet në statut që duhen pesë ditë para mbledhjes së Kuvendit Kombëtar publikimi i listave.
Sali Berisha: Ju përgëzoj për leximin e statutit. E besoj plotësisht, jo, jo nuk e vë në dyshim. Edhe një herë nuk po e vë fare në dyshim. E ke shumë, e ke, po. Në fakt, në fakt ka patur një vonesë nga degët në përcjelljen e tyre, sepse kësaj here realisht janë degët burimi kryesor i kandidaturave dhe të shpallnim kandidatura pa degët kjo nuk mund të realizohej, kjo qëndron, kjo që thoni ju. Por kjo ka qenë arsyeja sepse nuk është vepruar në këtë mënyrë siç është vepruar kësaj here, që në tërësi kandidaturat nuk kanë qenë të kryesisë qendrore, ka prej tyre që janë të kryesisë qendrore departamentet për shembull.
Pyetje: Pra, ka patur shkelje të statutit?
Sali Berisha: Kjo një po, vonim po, sigurisht vonim po, por janë degë të cilat i kanë vonuar për arsyet që s’duhet t’i vononin.
ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE





