Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për regjisorin dhe producentin e njohur Petrit Bozo, pas kërkesës së paraqitur nga prokuroria. Ai do të vijojë të qëndrojë në paraburgim deri në përfundim të hetimeve.
Petrit Bozo u përfshi tri ditë më parë në një aksident të rëndë në Elbasan, ngjarje që solli vdekjen e një fëmije 7-vjeçar.
Burime nga seanca bëjnë me dije se organi i akuzës ka paraqitur prova dhe argumente mbi bazën e të cilave ka kërkuar caktimin e masës më të rëndë të sigurisë, kërkesë që është pranuar nga gjykata.
Avokatët mbrojtës të Bozos kanë kundërshtuar masën “Arrest me burg”, duke kërkuar një masë më të lehtë sigurie, por trupa gjykuese vendosi lënien e tij në burg.a.b




