Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të 27 majit në Tiranë, ku është gjetur pa shenja jete Albert Gadica, 42 vjeç, punonjës i Garda e Republikës.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja është konstatuar rreth orës 07:05 në banesën e tij në zonën e Rrugës së Dibrës.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 42-vjeçari i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit, ndërsa trupi i pajetë është gjetur brenda banesës.
Në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe ekspertët kriminalistikë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Deri më tani autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me motivet apo shkaqet që mund të kenë çuar në këtë incident.



