Internacionalja e Qendrës së Djathtë uron Berishën për rizgjedhjen në krye të PD-së
Sali Berisha është uruar nga organizatat ndërkombëtare të qendrës së djathtë pas rikonfirmimit të tij në krye të Partia Demokratike e Shqipërisë.
Internacionalja Demokrate Kristiane, organizata më e madhe politike ndërkombëtare që bashkon partitë e qendrës dhe të qendrës së djathtë, ka përshëndetur zyrtarisht mandatin e ri të Berishës në krye të opozitës shqiptare.
Berisha u rizgjodh kryetar i Partisë Demokratike pas një procesi votimi të zhvilluar sipas parimit “një anëtar, një votë”, përmes referendumit të anëtarësisë së partisë.
Në mesazhin e saj, IDC-CDI vlerëson procesin demokratik të ndjekur nga PD dhe shpreh mbështetjen për liderin e opozitës shqiptare. Organizata thekson angazhimin e saj në mbrojtje të vlerave demokratike dhe bashkëpunimin me forcat politike të qendrës së djathtë në arenën ndërkombëtare.
Ndërkohë, edhe International Democracy Union ka reaguar me një mesazh urimi për Berishën, duke vlerësuar rolin e tij në drejtimin e opozitës shqiptare.
Në reagimin zyrtar, IDU shprehet se nën drejtimin e Sali Berishës, Partia Demokratike do të vazhdojë të mbajë qeverinë socialiste nën llogaridhënie dhe të angazhohet për përmbushjen e kritereve të integrimit europian të Shqipërisë.
“Nën udhëheqjen e tij, Partia Demokratike e Shqipërisë do të vazhdojë të mbajë qeverinë socialiste nën llogaridhënie dhe të luftojë për të siguruar që vendi të përmbushë të gjitha kriteret e integrimit në BE”, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga IDU në rrjetet sociale.




