Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama në Bruksel për takimin ndërqeveritar me BE: Moment shumë i rëndësishëm!

26/05/2026
Rama në Bruksel për takimin ndërqeveritar me BE: Moment shumë i rëndësishëm!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Rama, ndodhet sot në Bruksel për të marrë pjesë në Konferencën e 8-të ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian, në krye të një delegacioni të përbërë nga ministra të kabinetit qeveritar.

Në mbërritjen e tij, kryeministri Rama u shpreh për mediat e pranishme:

Kryeministër, cila është rëndësia e kësaj dite për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar?

Kryeministri Edi Rama: Është një moment shumë shumë i rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit dhe është një moment për të cilin kemi punuar shumë fort qysh prej një kohe të gjatë. Dhe është një moment ku gjysma e punës, nëse duhet ta them kështu, e kapitujve të hapur do të mbyllet dhe gjysma tjetër e mbylljes do të hapet.

Dua të pyes që është thënë që për shtetet e ardhshme anëtare konsiderohet që shtetet e reja anëtare të mos kenë një të drejtë për të vendosur për çështje të caktuara. Çfarë mendoni për këtë?

Kryeministri Edi Rama: Unë në fakt i kam përmendur, kam qenë kampion i qasjeve të ndryshme në të kaluarën sepse kam mësuar se kapaciteti për të vazhduar zgjerimin, siç ka ndodhur më përpara, nuk është aty, në kryeqytetet e rëndësishme dhe është shumë e qartë nga ana tjetër që, në qoftë se bëhet si duhet, është gjëja e duhur për t’u bërë.

Pra, e mbështes, por duhet të diskutohet, duhet konceptuar ashtu siç duhet sepse nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë. Ka të bëjë së pari me një union real politik dhe së dyti me një rrugëtim të anëtarësimit të plotë me të drejta të plota, bashkë me reformat e nevojshme të Bashkimit Europian.

Për sa kohë mendoni që do të ishte në rregull që Shqipëria të jetë anëtare e BE-së pa të drejtë veto, për sa kohë do të ishte në rregull që Shqipëria të ishte kështu?

Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, Shqipëria është një vend që gjithmonë ka qenë 100% në përputhje me politikën e jashtme të BE-së, kështu që nuk kemi ndjerë ndonjë kënaqësi të përfytyrojmë të kemi veto, duke qenë vendi më pro Bashkimit Europian e më pro atlantik në Evropë dhe kur them vendi më pro BE-së flas për barometrin e BE-së, nuk flas për atë që mendojmë ne.

Ne jemi fanatikë të BE-së, kështu që fanatikët e BE-së nuk mund të vënë veto për vendimet e BE-së.

Po ndodh

Në SPAK deputeti Ergys Çyrbja. U akuzua tri vite më parë

Kryeministri trondit, dekoroi ish deputetin Jurgis Çyrbja, bashkëpunëtor i Altin Hajri

26/05/2026
Rama në Bruksel për takimin ndërqeveritar me BE: Moment shumë i rëndësishëm!

Rama në Bruksel për takimin ndërqeveritar me BE: Moment shumë i rëndësishëm!

26/05/2026
REFERENDUMI NË PD/ Albana Vokshi: Deri në orën 11 kanë votuar 11906 votues

IDC dhe IDU urojnë Berishën për rikonfirmimin si kryetar i PD

26/05/2026
GJUHA SHQIPE/ Studentë nga Shqipëria, Kosova dhe RMV protestojnë në Tiranë

GJUHA SHQIPE/ Studentë nga Shqipëria, Kosova dhe RMV protestojnë në Tiranë

26/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Në SPAK deputeti Ergys Çyrbja. U akuzua tri vite më parë

Kryeministri trondit, dekoroi ish deputetin Jurgis Çyrbja, bashkëpunëtor i Altin Hajri

26/05/2026
Rama në Bruksel për takimin ndërqeveritar me BE: Moment shumë i rëndësishëm!

Rama në Bruksel për takimin ndërqeveritar me BE: Moment shumë i rëndësishëm!

26/05/2026
REFERENDUMI NË PD/ Albana Vokshi: Deri në orën 11 kanë votuar 11906 votues

IDC dhe IDU urojnë Berishën për rikonfirmimin si kryetar i PD

26/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.