Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Mbi kancelarin gjerman dhe anëtarësimin tonë në BE

23/05/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Genc Pollo*

Më 18 maj, kancelari gjerman Merz, në një letër për tre drejtuesit e Bashkimit Europian, propozonte që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshi Shqipërinë, si dhe Ukraina e Moldavia, të mos anëtarësoheshin fillimisht me të drejta të plota në BE, si p.sh. Kroacia, e pranuar në vitin 2013, që është rasti i fundit i anëtarësimit të rregullt.

Z. Merz rimerrte ide të njohura të anëtarësimit me faza, një nismë për të cilën kemi shkruar shpesh në tre vitet e fundit, por edhe i detajonte ato. Për anëtarët e rinj ai propozon anëtarësi me të drejtë fjale, por pa të drejtë vote në tre organet europiane: në Komision (me komisionerë pa portofol), në Këshill e në Parlament, si dhe adoptim hap pas hapi të acquis communautaire (legjislacionit të BE-së), akses gradual në Tregun e Përbashkët, shoqëruar me rritjen e financimit nga Brukseli, sesione periodike BE/neo-anëtar dhe mekanizma korrigjues nëse neo-anëtari bën regres në vlerat themelore europiane.

Kancelari shprehet gjithashtu se kjo anëtarësi e pjesshme, në një moment të dytë, do të shndërrohet në anëtarësi të plotë.

Po kështu, para pak ditësh, pesë shtete anëtare të BE-së (Austria, Çekia, Italia, Sllovakia e Sllovenia), në një notë të brendshme drejtuar Komisionit Europian, i sugjeruan gjithashtu një integrim me faza, si p.sh. në Tregun e Përbashkët, duke nisur me energjinë, transportin dhe politikat digjitale.

Të pretendosh, pas shumë sinjaleve në këto tre vite, përfshi edhe këto të fundit, se Shqipëria do të negociojë e mbyllë 35 kapitujt dhe në vijim do të anëtarësohet njëlloj siç ndodhi me kandidatët e anëtarësuar në tre dekadat e fundit, të kujton strucin me kokën e zhytur në rërë.

Pretendimet e qeverisë Rama se do të konkludojë negociatat në vitin 2027 dhe, pas ratifikimeve të nevojshme, do të arrijë anëtarësimin në vitin 2030, janë jo vetëm jorealiste, por edhe absurde, në mos qesharake, për një vëzhgues të jashtëm.

Për dikë që vëzhgon nga brenda vendit, duket qartë se kjo temë përdoret kryesisht për propagandë. Fakti që Komisionerja për Zgjerimin ka insinuar se afatet 2027/2030 janë të mundshme, nuk ka ndihmuar as perspektivën realiste të anëtarësimit dhe as perceptimin e Komisionit si organ serioz.

Muajin e shkuar morëm lajmin e mirë se BE dhe Mali i Zi krijuan një grup pune për traktatin e anëtarësimit, çka duket se po devijon nga trendi i anëtarësimit me faza dhe po qëndron në modelin “kroat”. Por koha do të tregojë nëse Podgorica do të arrijë anëtarësinë e plotë, duke mbetur përjashtimi që konfirmon rregullin në Ballkanin Perëndimor, apo do të ngecë me një anëtarësi gjysmake si pesë të tjerët.

Për Shqipërinë, debati i mësipërm është i rëndësishëm, por jo më i rëndësishmi. Vendi ynë ishte një republikë kushtetuese në vitet 2005 dhe 2013; padyshim me imperfeksione, si në përgjithësi demokracitë, por ku ishte e mundur të ndryshoje pushtetin përmes votës. Dhe statusin kandidat për BE ne e morëm vetëm në vitin 2014.

Sot Shqipëria ndodhet nën një regjim autoritaro-kleptokrat, por ama ka çelur të tëra kapitujt e negocimit me BE. Historia do ta shikojë këtë si ironi të madhe dhe si relativizim të vlerave europiane.

Ndihma më e madhe që mund të japë BE do të ishte për restaurimin e vlerave bazë kushtetuese. Për këtë, Brukseli ka një parim të neglizhuar e madje të harruar në 12 vitet e fundit: kondicionalitetin.

Episodi i fundit me IBAR-in, pezullimi i tij për pesë muaj dhe rreptësimi i gjuhës, përfshi edhe për zgjedhjet, në tekstin e fundit të Këshillit, tregon se ka ende shpresë që procesi i negociatave, përtej teknikalitetit e burokracisë, të mund të jetë në thelb i dobishëm.

Dhe për këtë zgjim të vonuar të Bashkimit Europian lipset të themi, me pak sarkazëm: “Ju faleminderit Rama & Balluku”.

Genc Pollo
President i Paneuropa-Shqipëri

Po ndodh

Çfarë tha Berisha për ata që votuan kundër, falenderon pjesëmarrësit

Çfarë tha Berisha për ata që votuan kundër, falenderon pjesëmarrësit

23/05/2026
39441 demokratë votuan në referendum, Sali Berisha konfirmohet me 37,341 vota pro

39441 demokratë votuan në referendum, Sali Berisha konfirmohet me 37,341 vota pro

23/05/2026
Vokshi: Deri në orën 3 kanë votuar 28,379 demokratë

Vokshi: Deri në orën 3 kanë votuar 28,379 demokratë

23/05/2026
FOTO/ “Blindohen” burgjet në Shqipëri, qindra kamera sigurie

Bëhet për spital i paraburgosuri në Vlorë, 5 të tjerë i vërsulen

23/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Çfarë tha Berisha për ata që votuan kundër, falenderon pjesëmarrësit

Çfarë tha Berisha për ata që votuan kundër, falenderon pjesëmarrësit

23/05/2026
39441 demokratë votuan në referendum, Sali Berisha konfirmohet me 37,341 vota pro

39441 demokratë votuan në referendum, Sali Berisha konfirmohet me 37,341 vota pro

23/05/2026
Vokshi: Deri në orën 3 kanë votuar 28,379 demokratë

Vokshi: Deri në orën 3 kanë votuar 28,379 demokratë

23/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.