Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në të njëjtën zonë ku pak kohë më parë ndodhi tragjedia me vdekjen e dy fëmijëve të përplasur nga një automjet tip “Audi A8”.
Burime policore bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Rezart Abazaj, 44 vjeç, i cili u ndalua pasditen e djeshme gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e qarkullimit rrugor në një lagje të Durrësit. Abazaj goditi edhe makinën e policisë.
Sipas policisë, 44-vjeçari po drejtonte mjetin në gjendje të dehur, duke rrezikuar sigurinë e përdoruesve të rrugës. Pas verifikimeve dhe testit të alkoolit, ai është arrestuar në flagrancë.




