Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEKLARATA/ Gjykatat në kolaps, sërish mbi 150 mijë çështje stok

12/05/2026
DEKLARATA/ Gjykatat në kolaps, sërish mbi 150 mijë çështje stok
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në Partinë Demokratike, Franci Nuri, ka ngritur alarmin për gjendjen e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke e cilësuar atë në një krizë të thellë funksionale.

Sipas Nurit, raportet zyrtare të KLGJ-së, KLP-së, SPAK-ut dhe institucioneve të tjera të drejtësisë tregojnë se gjykatat shqiptare janë përballë një situate dramatike, me afro 150 mijë dosje stok në të gjithë vendin. Ai theksoi se vetëm në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ndodhen rreth 57 mijë çështje në pritje, ndërsa qytetarëve mund t’u duhen deri në 10-12 vite për të marrë një vendim përfundimtar.

“Vetëm në Apel pritja shkon mbi 6 vite, ndërsa në Gjykatën e Lartë rreth 5 vite. Më alarmanti është fakti se stoku i dosjeve është rritur me mbi 30% krahasuar me vitin 2024”, deklaroi Nuri.

Ai paralajmëroi se me ritmet aktuale, deri në vitin 2028 numri i dosjeve të pazgjidhura mund të kalojë shifrën e 200 mijë çështjeve, duke e cilësuar këtë si një “katastrofë kombëtare për shtetin ligjor”.

Sipas përfaqësuesit të PD-së, vonesat e gjata në gjykata po dëmtojnë drejtpërdrejt qytetarët dhe bizneset, të cilët presin prej vitesh për zgjidhjen e çështjeve të pronësisë, dëmshpërblimeve apo konflikteve të tjera ligjore.

Nuri deklaroi gjithashtu se sistemi i drejtësisë funksionon aktualisht me vetëm 70% të kapacitetit normal, për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe vakancave të shumta në gjykata.

“Në disa gjykata, një gjyqtari i duhet të përballojë deri në 2000 dosje. Këto nuk janë më probleme rutinë administrative, por shenja të qarta të kolapsit të sistemit të drejtësisë”, u shpreh ai.

Në deklaratën e tij, Franci Nuri solli në vëmendje edhe raportet ndërkombëtare dhe ato të institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas tij evidentojnë korrupsionin, pastrimin e parave dhe depërtimin e krimit të organizuar në sektorë kyç të ekonomisë shqiptare.

Në fund, ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shmang përgjegjësinë për situatën, duke u fokusuar tek propaganda për integrimin europian.

Po ndodh

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026
Berisha: Kryenegociatorja e Ramës u kap sot në flagrancë duke mashtruar parlamentin

Berisha: Kryenegociatorja e Ramës u kap sot në flagrancë duke mashtruar parlamentin

12/05/2026
Dy turistë belgë bllokohen në një zonë të thellë në Lekbibaj, Tropojë

Aksident i rëndë në Vlorë, makina godet murin në aksin Panaja-Novoselë

12/05/2026
DEKLARATA/ Gjykatat në kolaps, sërish mbi 150 mijë çështje stok

DEKLARATA/ Gjykatat në kolaps, sërish mbi 150 mijë çështje stok

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026
Berisha: Kryenegociatorja e Ramës u kap sot në flagrancë duke mashtruar parlamentin

Berisha: Kryenegociatorja e Ramës u kap sot në flagrancë duke mashtruar parlamentin

12/05/2026
Dy turistë belgë bllokohen në një zonë të thellë në Lekbibaj, Tropojë

Aksident i rëndë në Vlorë, makina godet murin në aksin Panaja-Novoselë

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.