Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

11/05/2026
Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama tha sot se debati që do zhvillohet nesër për Shqipërinë lidhet me piketa rmbyllëse dhe theksoi se nuk ka përfaqësues nga Shqipëria atje. Duke folur për mbledhjen e nesërme në Bruksel, ku ambasadorët e vendeve anëtare do të shqyrtojnë raportin IBAR për Shqipërinë, Rama sqaroi se vendi ynë nuk përfaqësohet drejtpërdrejt në tryezë, por nga Komisioni Europian.

“Komsioni Europian është dakord që Shqipëria ka përmbushur 100% të detyrave për të kaluar në fazën e mbylljes së kapitujve”, deklaroi Rama, duke shtuar se diskutimet e vendeve anëtare lidhen me piketat përmbyllëse dhe jo me kushtet e ndërmjetme.

Kryeministri tha se debati në Bruksel është brenda parashikimeve normale të procesit negociues dhe mohoi pretendimet për bllokim të procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

PYETJE PËRGJIGJE/ Prokurimet janë një nga kapitujt, dhe siç e shpjegoi drejtoresha nuk janë pjesë e piketave të ndërmjetme. Duke qenë se nesër në Bruksel grupi i ambasadorëve do të shqyrtojë raportin IBAR ju e keni shpjeguar, ministri i Jashtëm po ashtu e ka shpjeguar që në atë tryezë Shqipëria nuk përfaqësohet, është Komisioni Europian që e përfaqëson Shqipërinë, por nga informacionet që mund të keni dhe pritshmëritë tuaja, a mendoni se nesër do të kemi një miratim pozitiv të këtij raporti dhe një datë për konferencën ndërqeveritar që do të shënonte dhe nisjen e mbylljes së kapitujve të parë.

Kryeministri Edi Rama: Është e vërtetë ajo që ju nënvizuat dhe faleminderit për nënvizimin që e kapët nga fjalët e drejtoreshës, që prokurimet publike nuk janë pjesë e piketave të ndërmjetme. E dini çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që ne në prokurimet publike jemi tanimë një vend anëtar i Bashkimit Europian. Kjo do të thotë që tenderët në Shqipëri, ndryshe nga se si përfliten pafundësisht duke u bërë target në bazë gjysmë së vërtetash, që janë dhe gënjeshtrat më të mëdha, pra merret një fakt, që nuk është gënjeshtër dhe pastaj ngrihet një lukuni e tërë për të kthyer përmbys gjithë punën e jashtëzakonshme që është bërë në këtë fushë dhe e them me plot gojën është një punë e jashtëzakonshme nga këta njerëz që janë këtu. Natyrisht që këta njerëz të bënin punën e tyre të jashtëzakonshme është dashur vullneti absolut për t’i bërë prokurimet publike të pavarura, transparente, eficente e kështu me radhë. Shqipëria, në këtë fushë nuk ka piketë të ndërmjetme. Piketat e ndërmjetme janë piketa për çështje dhe tema që shkojnë përtej procesit normal të anëtarësimit dhe i kemi shpjeguar që lidhen me pikërisht faktin që shtetet negociojnë, që Shqipëria negocion. Ndryshe nga çfarë thuhet pa pushim dhe pa pikë përgjegjësie që negociata s’ka se Shqipëria bën vetëm çfarë i thonë, ndërkohë që kjo nuk është e vërtetë. Ne nuk bëjmë çfarë na thonë vetëm, ne bëjmë çfarë duhet se na thonë atë që duhet, për të qenë në një linjë me Bashkimin Europian, se ne po shkojmë atje, nuk po vijnë ata te ne, por ndërkohë ne negociojmë për fusha ku kemi nevojë për kohë. Këtë gjë e kanë bërë të gjitha vendet prandaj janë negociatat, se po të mos ishin negociatat do ishte thjesht, plotësoni këto detyra dhe bëhuni pjesë e jona.

Përsa i përket se çfarë ndodh nesër apo pasnesër, unë nuk them asgjë më shumë sesa përsëri atë që thatë ju. Ne nuk jemi në atë tryezë. Në atë tryezë ne na përfaqëson Komisioni Europian, që do të thotë qëllimin tonë e përfaqëson Komisioni. Çfarë do të thotë që Komisioni përfaqëson qëllimin tonë? Pra, Komisioni është dakord me ne, jo me disa nga ju. Komisioni është dakord që ne kemi plotësuar 100% të gjitha detyrat për të marrë dritën jeshile për të hyrë në fazën e re që është faza e mbylljes së kapitujve dhe vendet anëtare janë 27, bëjnë pyetjet e tyre dhe që ta dini edhe një herë, pyetjet dhe shqetësimet e vendeve anëtare në këtë fazë, nuk lidhen me piketat e ndërmjetme, por lidhen me piketat përmbyllëse. Pra, vendet anëtare nuk mund ta ndryshojnë atë çfarë është bërë dhe atë çfarë Komisioni ka vënë përpara, por bazuar mbi atë çfarë Komisioni ka vënë përpara, vendet anëtare vendosin të ndërhyjnë për piketat përmbyllëse, pra për të nënvizuar më shumë një aspekt, për të rritur më shumë presionin mbi një aspekt tjetër e të tjerë, për në fund, që kur të vijë fundi, të kthehen e të thonë, “ne kemi dashur që Shqipëria të bëjë më shumë progres në X gjë, e ka bërë”? Kjo është ajo që po ndodh në Bruksel në këtë kohë. Është tërësisht brenda parashikimeve, nuk ka absolutisht asgjë nga çfarë i është rrokanisur koka popullit shqiptar, u bllokua, doli ky e doli ai, gjë që çoi deri në daljen e flamujve të Gjermanisë në krahët e molotovarëve, por e vërteta është kjo që po ju them dhe është lehtësisht e verifikueshme, mjafton të lexosh se si funksionon procesi.a.b

Po ndodh

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

11/05/2026
Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

11/05/2026
Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

11/05/2026
Policia arreston 11 protestues, 15 të tjerë në procedim. Mbrohen dhunuesit e Kalasë duke proceduar gazetarin

Apeli liron nga qelia protestuesit e opozitës

11/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

11/05/2026
Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

11/05/2026
Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

11/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.