Apeli liron protestuesit e opozitës, ndryshohet masa e sigurisë për 5 të arrestuarit e protestës së 17 prillit
Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për pesë protestues të opozitës, të cilët ishin lënë në burg dy javë më parë pas protestës së zhvilluar më 17 prill 2026.
Sipas vendimit të Apelit, masa “Arrest në burg” është zëvendësuar me masën “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, duke sjellë lirimin e menjëhershëm të tyre.
Përfitues të vendimit janë:
- Klemend Çuçka
- Bujar Tusha
- Henri Shapllo
- Mirvet Toçilla
- Sem Bici
Pesë protestuesit u arrestuan pas protestës së opozitës të mbajtur më 17 prill në Tiranë, ndërsa ndaj tyre ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.
Me vendimin e sotëm, Apeli urdhëroi lirimin e tyre të menjëhershëm nga qelia.





