Gjykata e Lartë ka vendosur këtë të hënë të rishikojë praktikën gjyqësore lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg”, duke ritheksuar se kjo masë duhet të mbetet përjashtimore dhe të aplikohet vetëm në raste të mirëargumentuara dhe të individualizuara.
Vendimi është marrë nga Kolegjet e Bashkuara, të cilat shqyrtuan kërkesën e Prokurorisë së Apelit në lidhje me çështjen e shtetasit Bektesh Zeneli. Në përfundim, Gjykata rrëzoi rekursin e prokurorisë, duke lënë në fuqi masën ekzistuese “arrest në shtëpi”. Ky rast shërbeu gjithashtu si bazë për unifikimin e qëndrimit gjyqësor mbi këtë çështje.
Vendimi i ri nuk ka fuqi prapavepruese, por sjell ndryshime të pjesshme në vendimin unifikues nr. 7 të vitit 2011, i cili përcakton kriteret për vendosjen e masës “arrest në burg”.
Pasi të botohet në Fletoren Zyrtare, ky vendim do të shërbejë si standard orientues për gjykatat në të ardhmen. Në mënyrë të veçantë, gjyqtarët do të duhet të japin një arsyetim të detajuar dhe të personalizuar sa herë vendosin këtë masë, duke shpjeguar pse alternativat më të lehta konsiderohen të pamjaftueshme në rastin konkret. a.b
DEKLARATA E GJYKATËS SË LARTË/ Arresti në burg kërkon arsyetim konkret: Kolegjet e Bashkuara vendosin standard më të qartë
Kolegjet e Bashkuara qartësojnë se kufizimi më i rëndë i lirisëpersonale kërkon shqyrtim real të alternativave, arsyetim tëindividualizuar dhe përgjegjësi konkrete të prokurorisë për tëjustifikuar nevojën e arrestit në burg.
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në përbërje të 16 gjyqtarëve, kanë marrë vendim mbi standardet që duhet tëudhëheqin gjykatat në caktimin dhe vijimin e masës së sigurimitpersonal “arrest në burg”.
Çështja u shqyrtua pas nismës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë, icili, në ushtrim të rolit kushtetues dhe ligjor të Gjykatës së Lartëpër garantimin e një praktike gjyqësore të njëtrajtshme, tëqëndrueshme dhe të parashikueshme, vuri në lëvizje Kolegjet e Bashkuara për t’i dhënë përgjigje shqetësimeve të evidentuaranë praktikën gjyqësore lidhur me mënyrën se si kërkohej, arsyetohej, kontrollohej dhe zbatohej masa “arrest në burg”, sidhe për ta orientuar këtë praktikë drejt standardeve kushtetuese e konventore për mbrojtjen e lirisë personale.
Kolegjet e Bashkuara vlerësuan se praktika gjyqësore kërkonteqartësim, saktësim, standardizim, ndryshim dhe zhvillim tëmëtejshëm në mënyrën e kuptimit dhe zbatimit të masës “arrest në burg”. Përmes këtij vendimi, Kolegjet orientojnë gjykatatdrejt zbatimit të standardeve në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, Kushtetutën dhe jurisprudencën e GjykatësEuropiane për të Drejtat e Njeriut, duke ritheksuar se kufizimimë i rëndë i lirisë personale nuk mund të mbështetet nëformulime të përgjithshme, por kërkon arsyetim konkret, tëindividualizuar dhe të kontrollueshëm.
Kolegjet e Bashkuara përcaktuan tri rregulla kryesore:
Së pari, formulimi i mëparshëm, sipas të cilit, kur kërkohet osevendoset masa e sigurimit “arrest në burg”, gjykata nuk ka detyrimin të analizojë realisht masat alternative dhe mjafton tëarsyetojë se masa e zgjedhur është e përshtatshme për rastinkonkret, nuk është në përputhje me nenet 228-230 dhe 245/1, shkronja “ç”, të Kodit të Procedurës Penale, si dhe me nenin 5 § 3 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Për këtëarsye, gjykata ka detyrimin të shqyrtojë realisht masat më pakkufizuese të lirisë personale dhe të arsyetojë shprehimisht përseato nuk janë të mjaftueshme në rastin konkret. Ky arsyetimduhet të jetë i individualizuar, i mbështetur në fakte dhe i lidhurdrejtpërdrejt me rrethanat konkrete të çështjes.
Së dyti, masa “arrest në burg” ka natyrë përjashtimore dhemund të vendoset vetëm kur masat e tjera janë tëpapërshtatshme. Rrezikshmëria e veprës dhe e autorit nuk mundtë nxirret vetëm ose kryesisht nga natyra e veprës penale apo nga marzhi i dënimit, por duhet të mbështetet në një vlerësimkonkret të rrethanave të çështjes, mënyrës së kryerjes së veprës, pasojave, personalitetit, sjelljes dhe të dhënave personale e familjare të personit ndaj të cilit kërkohet masa.
Së treti, barra e justifikimit të nevojës për caktimin dhe vijimine masës “arrest në burg” i takon prokurorisë. Gjykata ka detyrimin ta verifikojë dhe ta arsyetojë këtë nevojë në çdo fazëtë procedimit. Vendimmarrja e saj nuk mund të kushtëzohet ngaparaqitja ose jo e “provave pozitive” nga i pandehuri.
Ky vendim ka rëndësi të veçantë për sistemin gjyqësor dhe përmbrojtjen e të drejtave themelore, pasi qartëson kushtet, kufijtëdhe mënyrën e arsyetimit të masës “arrest në burg”, në përputhjeme Kodin e Procedurës Penale, Kushtetutën dhe standardet e GJEDNJ-së. Në këtë mënyrë, Kolegjet e Bashkuara forcojnëqëndrueshmërinë, njëtrajtshmërinë dhe parashikueshmërinë e praktikës gjyqësore, duke vendosur në qendër garancitë e lirisëpersonale dhe nevojën për një kontroll gjyqësor real, konkretdhe proporcional.
Në çështjen konkrete, Kolegjet e Bashkuara lanë në fuqivendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, duke vlerësuar se rekursi i prokurorisë nuk gjente mbështetje nëligj.
Vendimi i plotë dhe i arsyetuar i Kolegjeve të Bashkuara do tëvihet në dispozicion brenda afatit ligjor dhe do të dërgohet përbotim në Fletoren Zyrtare.





