DEKLARATA/ Skandali i fotos së blerë nga Rama me Obamën, reagon zyrtarisht...

DEKLARATA/ Skandali i fotos së blerë nga Rama me Obamën, reagon zyrtarisht Departamenti Amerikan i Drejtësisë

76
0
Shares

Rasti i shqiptaro-amerikanit që ka marrë para nga Edi Rama dhe i ka injektuar ato në fushatën e Obamës, vetëm e vetëm që ish lideri i opozitës të bënte një foto me Presidentin e SHBA-ve është tashmë zyrtarisht një hetim zyrtar i FBI-së.
Në këto rrethana edhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar detajet e plotat të hetimit që ka të bëjë fondet e paligjshme që janë injektuar në fushatën e elektorale të Obamës gjatë vitit 2012.
Sipas deklaratës së publikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, rezulton se Bilal Shehu e ka treguar burimin e parave të paligjshme që ka injektuar në fushatën e Obamës dhe qëllimin pse është bërë kontributi 80 mijë dollarë, sipas të cilit, “në përpjekje për të siguruar një hyrje një event për mbledhjen e fondeve me një shtetas të huaj, të cilit i ishte ndaluar hyrja por që iu mundësua atij një foto me Presidentin”,  thuhet në deklaratën zyrtare.

Deklarata e plotë zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë


bilal shehu - edi ramaNjë njeri në Nju Xhersi u shpall fajtor pas ka ndihmuar në mbledhjen e kontributeve të huaja përgjatë fushatës presidenciale të vitit 2012.
Një burrë në Paramus Nju Xhersi u shpall fajtor gjatë ditës pasi ka ndihmuar në injektojë 80 mijë dollarë kontribute prej një burimi të huaj në fushatën e mbledhjes së fondeve për Presidentin e ShBA-ve gjatë zgjedhjeve të vitit 2012 bën me dije Asistenti Ligjor i Prokurorit të Përgjithshëm Leslie R. Caldëell nga Departamenti i Divizionit Kriminal dhe Prokurori Amerikan Paul J. Fishman i Ditsriktit të Nju Xhersit.
Bilal Shehu 48 vjeç u deklarua fajtor përpara Gjykatësit Madeline Cox Arleo e Distriktit të Nju Xhersit sipas një informacioni që akuzon atë se me vetëdije dhe nismë personale ka derdhur kontribute të huaja që kanë të bëjnë me zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 të pëmbledhuar në 25 mijë dollar ose me shumë në një vit kalendarik. Vendimi do të jepet në 5 Tetor, 2016.
Në bazë të deklarimeve të tij, Shehu një qytetar amerikan që jeton në Nju Xhersi pranoi se në shtator të vitit 2012 ai kishte marrë përafërsisht 80 mijë dollarë nga një burim i huaj dhe i kishte derdhur ato në një komitet mbledhje fondesh dhe në këmbim kishte arritur të siguronte autorizimin e komitetit të fushatës së presidentit në përpjekje për të fshehur origjinën e vërtetë të parave dhe e gjitha kjo me qëllim që një shtetas i huaj të mund të ishte i pranishëm në një takim elektoral që do të zhvillohej në San Fransisko në 8 Tetor 2012.
Ligjet federale e ndalojnë kategorikisht që shtetas të huaj të derdhin kontribute në fushatat elektorale të kandidatëve federal.
Më herët gjatë Shtatorit, Shehu kishte marrë në llogarinë e tij bankare një shumë pre 80 mijë dollarësh që vinin nga një llogari bankare e huaj duke e ditur se ai do ti derdhte ato para në fushatën elektorale, siç vetë ai e pranoi.
Shehu pranon se më herët gjatë Tetorit 2012 kishte fluturuar në San Fransisko në përpjekje për të siguruar një hyrje një event për mbledhjen e fondeve me një shtetas të huaj, të cilit i ishte ndaluar hyrja por që iu mundësua atij një foto me Presidentin.
Askush prej komitetit të mbledhjes së fondeve është akuzuar për shkelje sa i takon funksionimit të komitetit të mbledhjes së fondeve dhe ata janë angazhuar për të bashkëpunuar maksimalisht në hetimin që ka të bëjë me të akuzuarin.
FBI-ja e ka hetuar këtë rast. Prokurorët Charles Walsh dhe Peter Halpern i Divizionit të Krimeve dhe Seksionit të Integritetit Publik si dhe  Asistenti i Prokurorit Mark J. McCarren i  Distriktit të Nju Xhersit janë ata që po hetojnë çështjen.

rama-obama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY