Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në nënshkrimin e marrëveshjes mes Fincantieri dhe KAYO për krijimin e një sipërmarrjeje të përbashkët që do të prodhojë anije lundruese në Pashaliman, në shërbim të ushtrisë shqiptare dhe vendeve aleate.
Kryeministri deklaroi se fillimisht do të ndërtohen dy anijet e para për Forcat Detare të Shqipëria, duke e çuar në shtatë numrin total të flotës detare shqiptare. Sipas tij, ky është një numër optimal në raport me rolin dhe përgjegjësitë që vendi ka në Deti Mesdhe.
Rama theksoi se prodhimi do të vijojë edhe për eksport, ndërsa teknologjia dhe inovacioni që do të shoqërojnë projektin do ta kthejnë Shqipërinë në një pikë të rëndësishme të industrisë detare në rajon.
Ai e cilësoi marrëveshjen si një lajm të mirë edhe për të rinjtë e Shkolla Industriale e Vlorës, të cilët sipas tij do të jenë të parët që do të përfshihen në programet e formimit profesional për këtë projekt.
Në ceremoninë e firmosjes foli edhe drejtori i KAYO, Ardi Veliu, i cili tha se marrëveshja do të ndihmojë në modernizimin e ushtrisë shqiptare.
Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, u shpreh se bashkëpunimi sjell përfitime strategjike për vendin dhe ekonominë shqiptare, duke shtuar se Shqipëria do të shndërrohet në një bazë të re europiane të Fincantieri për prodhimin e anijeve të vogla dhe të mesme.
Sipas tij, rreth 400 persona pritet të punësohen në kantierin e ri modern që do të ndërtohet në Vlorë. m.k




