Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në superstradën Fushë-Krujë–Milot, në afërsi të Thumanë, ku janë përfshirë dy automjete.
Sipas të dhënave paraprake, një mjet tip “Mercedes”, me drejtues shtetasin Radvan Maja, është përplasur me një automjet “Passat” që drejtohej nga Ndrec Ruci.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i “Passat”-it, Ndrec Ruci, ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa pasagjerja që udhëtonte me të, Tereze Laska, ka humbur jetën në vendngjarje.
Gjithashtu, një tjetër grua është plagosur pasi është goditur nga pjesë të shkëputura të mjetit “Passat”, teksa ndodhej pranë një biznesi në zonë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar e drejtuesit të “Passat”-it, si dhe nga shpejtësia e lartë e automjetit “Mercedes”. Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



