Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rikthimin në qeli të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, pas vendimit të Apeli i GJKKO për lirimin e tij.
Koka u la i lirë nga Apeli me argumentin se afatet e paraburgimit kishin përfunduar, por kërkesa e SPAK tregon se prokuroria nuk është në të njëjtën linjë me këtë vendimmarrje dhe synon rikthimin e çështjes për shqyrtim.
Njoftimi i rekursit ka hasur vështirësi për t’iu komunikuar ish-ministrit përmes shërbimit postar, pasi ai rezulton të jetë larguar nga Shqipëria drejt Italisë. Vetë Koka kishte deklaruar më herët në gjykatë se do të udhëtonte për një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.
Për këtë arsye, autoritetet kanë proceduar me një shpallje publike më 17 prill, për ta vënë në dijeni lidhur me rekursin.
Lefter Koka u arrestua në vitin 2021 në kuadër të hetimeve për aferën e inceneratorëve, ku akuzohet për “shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe “korrupsion”. Ai është dënuar në disa procese që ende nuk kanë marrë formë të prerë, për çështjet që lidhen me inceneratorët e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës.a.b



