Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Laç, pranë hyrjes së qytetit.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 18:55 është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me të cilin lëvizte shtetasi M. N. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, policia ka bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar. Bëhet fjalë për shtetasin P. Gj. dhe dy djemtë e tij, shtetasit H. Gj. dhe P. Gj., ku njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit.
Forcat e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tyre.a.b




