Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PROTESTA E PD/ Prokuroria kërkon masa të rrepta, gjykata legjitimon dhunën policore

20/04/2026
Falimenton Sudja!Firma piramidale në dyert e gjykatës për mbyllje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Seanca gjyqësore për protestuesit e Partia Demokratike e Shqipërisë u zhvillua sot, ndërsa Prokuroria ka paraqitur kërkesat për masat e sigurisë ndaj të ndaluarve.

Sipas kërkesës së organit të akuzës, është kërkuar masa “arrest me burg” për shtetasit Cucja, Henri Shapllo, Tocilla, Sem Bici dhe Bujar Tusha.

Ndërkohë, masa “arrest shtëpie” është kërkuar për Bardhyl Ndou dhe Sokol Bajraktari.

Për shtetasit Igball Domi, Gentjan Tuga, Ernest Kapo dhe Edison Shyti është kërkuar masa më e lehtë, “detyrim paraqitje”.

Në total, sipas kërkesës së Prokurorisë, 5 protestues pritet të mbeten në burg, ndërsa 6 të tjerë të hetohen në gjendje të lirë me detyrim paraqitjeje.

Gjykata mbajti masat e kërkuara nga prokuroria duke cikluar kështu dhunën policore tek ajo gjyqësore.
Fill më pas ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka. “Protesta e ditës së premte tregoi që policia e shtetit, kupolën e saj vetëm se ka ndërruar dorë. Nga Gys Agasi që kontrollonte gjithë emërimet dhe së bashku me të dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Prodën, policia kaloi në duart e Oltion Bistit, i cili u emërua nga Edi Rama si koordinator me krimin dhe me policinë. Ushtari i Oltion Bistrit është Skënder Hitaj. Ai do të konsiderohet përgjegjësi i asaj dhune dhe konsiderohet si një kamikaz politik i regjimit dhe armik i opozitës dhe i Partisë Demokratike. Artur Prifti, komandanti i FNSH-së, është një mercenar i narkosit dhe konsiderohet, do të konsiderohet armik i lirive dhe i të drejtave të njeriut dhe i Partisë Demokratike. Sokol Bizhga, famëkeqi, është në këtë organizatë që Partia Demokratike denoncon. Altin Tabaku, zëvendës komandanti i FNSH-së, Bajram Baçi dhe Navjol Papuli, të dy përgjegjësat e sektorit, janë në grupin kriminal që konsiderohen armiq të lirisë, të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe armiq të opozitës. Dashamir Bendo, shefi i operacionales të Tiranës, si dhe Enton Allushi, drejtori i Tiranës. Ky është një grup kriminal që drejtohet nga Oltion Bistri dhe që ka si synim luftën vetëm ndaj opozitës dhe kurrë ndaj krimit dhe në funksion të ligjit jo e jo. Tani, protestuesit janë dhunuar katër prej tyre, të dhunuar dhe me plagë, janë paraqitur sot në seancën gjyqësore”, tha Noka. a.b

Po ndodh

Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

GJIROKASTËR/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

20/04/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS/ Balla për mungesën e Spiropalit në votim, nuk e diskuton në grup: Analiza në fund të sesionit

20/04/2026
SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

20/04/2026
Falimenton Sudja!Firma piramidale në dyert e gjykatës për mbyllje

PROTESTA E PD/ Prokuroria kërkon masa të rrepta, gjykata legjitimon dhunën policore

20/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

GJIROKASTËR/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

20/04/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS/ Balla për mungesën e Spiropalit në votim, nuk e diskuton në grup: Analiza në fund të sesionit

20/04/2026
SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

20/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.