Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Këshilli i Diasporës në zyrën e Berishës. Çfarë i kërkuan kreut të PD

16/04/2026
Këshilli i Diasporës në zyrën e Berishës. Çfarë i kërkuan kreut të PD
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari Berisha pret në zyrë Këshillin Koordinues të Diasporës: Shqipëria në krizë ekzistenciale prej shpopullimit dhe narko-ekonomisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti në një takim në zyrë një përfaqësi të zgjeruar të Këshillit Koordinues të Diasporës, të përbërë nga Lazim Destani (kryetar i KKD-së), Anila Smørgrav (nënkryetare), Emina Cunmulaj, Drita Gjongecaj, Ira Londo, Mirela Mezani, Brikena Muharremi dhe Rosario Peta.

Përfaqësuesit e KKD thanë se një kërkesë e tyre për opozitën dhe qeverinë është që në zgjedhjet e radhës diaspora të jetë e përfaqësuar me kandidatë të saj në një zonë elektorale.

Kryetari i opozitës tha se historia e diasporës është historia e shqiptarëve të suksesshëm dhe posaçërisht e vajzave dhe grave. Pas Kadaresë dhe Shën Terezës, vajzat shqiptare në botë janë më të famshmet dhe ne krenohemi me to, theksoi Berisha.

“Një tërësi kombëtare është e një rëndësie të jashtëzakonshme. Shqipëria është në rrezik të madh ekzistencial. Në periudhën 2015–2024, sipas Eurostat, 1.099 milion shqiptarë kanë emigruar dhe kjo vetëm në zonën Shengen”, shtoi ai duke folur për dramën e shpopullimit të vendit.

“Nëse vazhdohet kështu, në 5 dekada Shqipëria rrezikon të mos ekzistojë më”, tha Berisha.

Ai foli edhe për “Ballkanin e Hapur”, si pjesë e politikave apatride dhe shpopulluese të Edi Rama, duke dobësuar ekonominë shqiptare dhe minuar projektin kombëtar të përbashkët.

Duke folur për ekonominë, Berisha u ndal te mbizotërimi i drogës në këtë sektor jetik. Ka qenë narkotrafiku që ka çuar në krijimin e ‘superlekut’, gjë që ka dobësuar euron dhe dollarin, duke u sjellë problem deri në falimentimin e eksportuesve.

Berisha i ka quajtur kullat e larta dhe të shtrenjta të Tiranës monumente të drogës dhe korrupsionit.

Biseda u përshkrua nga tone të ngrohta dhe miqësore, dhe shqiptarët e diasporës shprehën falënderimin dhe mirënjohjen për pritjen dhe mbështetjen e tij për angazhimin dhe kontributin e diasporës në të gjitha fushat e jetës së vendit dhe përfaqësimin e saj në të gjitha nivelet e shtetit shqiptar. m.k

Po ndodh

Shtëpia e Bardhë alarmohet nga një makinë, dyshohet se kishte bombë

ANALIZA/ Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI

16/04/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Protesta e opozitës te premten në 19.00, policia vendos bllokimin e rrugëve

16/04/2026
Këshilli i Diasporës në zyrën e Berishës. Çfarë i kërkuan kreut të PD

Këshilli i Diasporës në zyrën e Berishës. Çfarë i kërkuan kreut të PD

16/04/2026
ROMË/ Rama takon Melonin, pas takimit me ‘motrën’ një njoftim i thatë

ROMË/ Rama takon Melonin, pas takimit me ‘motrën’ një njoftim i thatë

16/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shtëpia e Bardhë alarmohet nga një makinë, dyshohet se kishte bombë

ANALIZA/ Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI

16/04/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Protesta e opozitës te premten në 19.00, policia vendos bllokimin e rrugëve

16/04/2026
Këshilli i Diasporës në zyrën e Berishës. Çfarë i kërkuan kreut të PD

Këshilli i Diasporës në zyrën e Berishës. Çfarë i kërkuan kreut të PD

16/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.