Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se dita e nesërme përbën afatin e fundit për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin, me qëllim për t’i dhënë fund konfliktit.
Reagimi i tij vjen pasi Irani refuzoi një propozim të Pakistanit për një armëpushim 45-ditor, duke argumentuar se një zgjidhje e përkohshme nuk është e mjaftueshme dhe se kërkohet një marrëveshje për paqe të përhershme.
Duke folur për mediat pas mbërritjes në Shtëpinë e Bardhë, Trump theksoi se SHBA-të nuk do të pranojnë që Irani të ketë armë bërthamore.
“Nesër është afati i fundit. Ata nuk mund të kenë armë bërthamore. Propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm”, u shpreh presidenti amerikan.





