Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

29/03/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka justifikuar sot rritjen e çmimit të naftës nga Bordi i Transparencës duke theksuar se Bordi ruan diferencen e çmimit me fitimin të kompanive të naftës. Përoara ndërhyrjes së bordit çmimi ishte më i ulët.

Ashtu si në kohën e covidit sërish dyshohet për marrëveshje korruptive të Bordit me kompanitë në këmbim të financimit në të zezë të interesave politike por edhe vetjake.

Në fakt Bordi është një emërtesë teknike e administratës, njëfarë zyre kpntrolli që nuk siguron integritet në vendimarrje. Nëse do të ishte Bord, përzgjedhja e tij dhe po ashtu vendimarrja do të bëhej mbi parimet e integritetit.

SI E INTERPRETON RAMA ÇMIMIN NË KURRIZ TË QYTETARËVE/ Këto shënime të javës nuk mund të nisnin ndryshe, përveçse fillimisht duke u ndalur te vendimet e Bordit të Transparencës, i cili është vënë në lëvizje për të reflektuar impaktin e luftës ndaj regjimit kriminal të Teheranit mbi çmimet në tregun e naftës, duke shmangur abuzimet me këtë impakt në dëm të konsumatorëve.

Sipas dhënave të bursës së Mesdheut, në ditët e fundit pati një ulje të çmimeve të nënprodukteve kryesore të naftës dhe, në përputhje me këtë zhvillim, Bordi i Transparencës reflektoi menjëherë edhe uljen e çmimit në vend, duke bërë atë që ka detyrë të bëjë: përcaktimin e çmimeve tavan dhe pamundësimin e abuzimit me situatën në dëm të konsumatorit.

Ajo që është e rëndësishme të kuptohet është se ky mekanizëm lidh drejtpërdrejt çmimet në Shqipëri me lëvizjet në tregjet ndërkombëtare dhe jo me vendime të njëanshme të operatorëve vendas.
Kjo do të thotë që, në varësi nga lëvizja e çmimit në bursë, bordi qëndron vijimësisht në anën e konsumatorëve, e drejtuesve të mjeteve, e qytetarëve dhe ruan kufijtë e qartë mes çmimit të rritur objektivisht si rezultat i lëvizjes në tregun ndërkombëtar, prej ku edhe importohet nafta në Shqipëri, dhe, nga ana tjetër, abuzivitetit që, në këto raste, nëse gjen shesh, bën gjithmonë përshesh.

E theksoj edhe njëherë, Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht, nuk ul çmimin e naftës duke vënë në rrezik vetë kapacitetet e furnizimit, por thjesht dhe vetëm mbikëqyr lëvizjen e çmimit dhe nuk u lejon operatorëve që të luajnë pas kurrizit të konsumatorëve.

Roli i tij është të sigurojë transparencë dhe, nga ana tjetër, të jetë gjithmonë në vëmendje për të mos lejuar edhe shkelje të vendimeve të tij, të cilat pastaj shoqërohen me masa të menjëhershme deri në pezullimin e aktivitetit për operatorët që nuk respektojnë rregullat.

Deri tani duket se gjithçka funksionon ashtu siç duhet, por do të bëjmë çmos që, deri në përfundim të kësaj situate që nuk varet aspak nga ne, gjithçka të jetë transparente dhe asgjë e tepërt të mos cenojë konsumatorët.

Po ndodh

VIDEO/ Deputeti i Myzeqesë…, por një shalqi nuk e pret dot!

Erion Braçe kërkon të jetë kandidat për bashkinë e Tiranës, çfarë kërkon edhe në letrën për KQZ

29/03/2026
Spiropali, mesazh alegorik në rrjete sociale për hijet që mbeten pas

Spiropali, mesazh alegorik në rrjete sociale për hijet që mbeten pas

29/03/2026
Noka nga kryesia e Kuvendit: Grupi parlamentar i PD i bashkuar. Nuk ka bashkëpunim me dy pengjet e qeverisë

Noka akuzon Ramën: Shqiptarët janë kthyer në “turistë ditorë” për të blerë ushqime e ilaçe jashtë vendit

29/03/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

29/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Deputeti i Myzeqesë…, por një shalqi nuk e pret dot!

Erion Braçe kërkon të jetë kandidat për bashkinë e Tiranës, çfarë kërkon edhe në letrën për KQZ

29/03/2026
Spiropali, mesazh alegorik në rrjete sociale për hijet që mbeten pas

Spiropali, mesazh alegorik në rrjete sociale për hijet që mbeten pas

29/03/2026
Noka nga kryesia e Kuvendit: Grupi parlamentar i PD i bashkuar. Nuk ka bashkëpunim me dy pengjet e qeverisë

Noka akuzon Ramën: Shqiptarët janë kthyer në “turistë ditorë” për të blerë ushqime e ilaçe jashtë vendit

29/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.