Jan Prenga pasi u mor peng u dërgua në “Golden Resort” në Shijak, ku mendohet se u vra dhe trupi i tij më pas u zhduk
Sipas hetimeve, Dritan Rexhepi dhe Altin Hajri janë dy nga figurat kyçe të dyshuara për organizimin e rrëmbimit dhe zhdukjes së Prengës, ndërsa pamjet e sigurisë dhe komunikimet në aplikacione të enkriptuara janë pjesë e provave kyçe të SPAK.
Pwr kte ngjarje rezulton i denuar me burg pwr jete edhe Festim Bexhdili kopshtat i resortit Golden.
Ai është shpallur fajtor për rrëmbimin me pasojë vdekjen dhe zhdukjen e kufomës së Jan Prengës.
VENDIMI/ Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë
Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Altin
Hajri”
.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të
gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me
trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Bib Ndreca dhe Gerd Hoxha, me vendimin nr.
24, datë 24.03.2026 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Hajri, për kryerjen e veprës penale “Rrëmbimi apo
mbajtja peng e personit” kur është shkaktuar vdekja, e kryer në formën e bashkëpunimit të
veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga neni 109 paragrafi 3 i Kodit
Penal, dhe në lidhje me nenet 28 paragrafi 4 dhe 334 paragrafi 2 të Kodit Penal, dënimin e
tij me burgim të përjetshëm.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Hajri, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa lejë
dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e kryer në formën e
bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga neni 278
paragrafi i parë i Kodit Penal, dhe në lidhje me nenet 28 paragrafi 4 të Kodit Penal dhe në
lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Hajri, për kryerjen e veprës penale “Fshehja ose
asgjësimi i kufomë”
e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar
kriminal parashikuar nga neni 303 i Kodit Penal, dhe në lidhje me nenet 28 paragrafi 4 dhe
334 paragrafi 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Hajri, për kryerjen e veprës penale “Grup i
strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, e parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 të
Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 4 (katër) vite burgim.
5. Në bazë të nenit 55 të K.Penal, mbi caktimin e dënimeve për kryerjen e disa veprave penale,
dënimin e të pandehurit Altin Hajri me burgim të përjetshëm.
6. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Altin Hajri në një burg të sigurisë së lartë, në
respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHETRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”. a.b





