Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-zv.drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Hava Delibashi.
Me vendim të gjykatës, Delibashi është liruar nga masa e “arrestit në shtëpi” dhe ndaj saj është vendosur masa më e lehtë e sigurisë “detyrim paraqitje”, si dhe ndalimi për të dalë jashtë vendit.
Vendimi është marrë pas shqyrtimit të kërkesës në Gjykatën e Posaçme, ndërsa Delibashi do të duhet të paraqitet periodikisht pranë autoriteteve, sipas përcaktimeve të gjykatës, deri në përfundim të procesit.





