Lidhur me skandalin që përfshin anëtarin e Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Olger Eminaj, janë publikuar detaje të reja mbi komunikimet e tij me një zonjë që kishte paraqitur shqetësime për procesin e saj dhe mënyrën se si po trajtohej nga një prokurore.
Sekretari i përgjithshëm i shoqatës, avokati Arben Llangozi, deklaron se provat e paraqitura përfshijnë biseda të zhvilluara në aplikacionet Facebook dhe WhatsApp, të cilat sipas tij përmbajnë komunikime me përmbajtje intime dhe të papërshtatshme.
Sipas Llangozit, një ekspertizë teknike e kryer nga eksperti i IT-së Vladimir Konomi ka konfirmuar autenticitetin e mesazheve të shkëmbyera në këto platforma.
Në vijim të publikimeve, pretendohet se bisedat kanë degraduar më tej, duke përfshirë përmbajtje shumë intime, referenca për përdorimin e objekteve personale dhe komente që lidhen me persona apo situata të brendshme në institucion. Gjithashtu, sipas pretendimeve të bëra publike, në disa raste janë dërguar edhe mesazhe audio apo detaje që lidhen me mbledhje zyrtare.
Këto elemente kanë ngritur dyshime për sjellje të papërshtatshme gjatë ushtrimit të detyrës dhe për përdorimin e komunikimeve personale në rrethana që lidhen me funksionin publik.
Pjesë nga biseda e publikuar:
“– E di… dua të përdor edhe lodra tek ty.
– Po unë s’kam të tilla.
– Atëherë merre një kur të jesh në Itali.
– Kam turp.
– Atje s’të njeh njeri…
…
– Dua të jem me ty.
– Me mua?
– Jam tip dominant…
…
(…foto intime…)
– Ja… zëre se jemi 20 vjeçarë.” tvklan.al





