Zv.drejtoresha e Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Hava Delibashi, është paraqitur këtë të martë në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Delibashi, e cila konsiderohet numri dy i AKSHI-t, ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur më herët nga gjykata në kuadër të një hetimi të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme.
Gjatë seancës së zhvilluar në GJKKO, ajo ka kërkuar heqjen e masës së sigurisë dhe zëvendësimin e saj me një masë më të lehtë, duke kërkuar gjithashtu edhe rikthimin në detyrë.a.b





