Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?
Share on FacebookShare on Whatsapp

Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Europian ka hasur një tjetër pengesë. Autoritetet europiane kanë konfirmuar se nuk është miratuar Raporti i Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve (IBAR), një dokument thelbësor për ecurinë e negociatave me vendet kandidate.

Sipas burimeve nga Këshilli i Bashkimit Europian, raporti nuk ka marrë miratimin e nevojshëm nga vendet anëtare, çka do të thotë se procesi i negociatave nuk mund të avancojë me ritmet e parashikuara, raporton syri tv.

Raporti IBAR shërben për të vlerësuar nëse një vend kandidat ka përmbushur standardet kryesore që lidhen me shtetin e së drejtës, duke u fokusuar veçanërisht në kapitujt më të rëndësishëm të negociatave: drejtësinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe mbrojtjen e të drejtave themelore. Këto fusha lidhen kryesisht me kapitujt 23 dhe 24, të cilët konsiderohen thelbësorë në procesin e integrimit europian.

Pa miratimin e këtij raporti, asnjë kapitull negociatash nuk mund të mbyllet. Metodologjia e re e zgjerimit të BE-së e konsideron IBAR si një kusht të domosdoshëm për të vijuar përpara me procesin.

Çështja është diskutuar në dy mbledhje të Grupit të Punës për Zgjerimin dhe vendet negociuese me BE (COELA), të zhvilluara më 6 dhe 13 mars. Në këto takime, ambasadorët e vendeve anëtare kanë shqyrtuar raportin dhe pritet që fillimisht të arrihet një dakordësi në parim përpara miratimit përfundimtar.

Megjithatë, sipas burimeve diplomatike, një vendim për Shqipërinë është shtyrë dhe pritet të diskutohet edhe në mbledhje të tjera të COELA-s në javët dhe muajt në vijim. Në Bruksel theksohet se mund të ketë ende diskutime të shumta për këtë çështje.

Burime diplomatike bëjnë të ditur se në krye të vendeve që kanë shprehur rezerva për miratimin e raportit qëndron Gjermania, ndërsa edhe disa shtete të tjera anëtare kanë mbështetur këtë qëndrim.

Raporti IBAR konsiderohet si një “portë kyçe” për negociatat. Nëse ai miratohet pozitivisht, Shqipëria do të kishte mundësi të përshpejtonte procesin e integrimit dhe të niste mbylljen e kapitujve të parë të negociatave. Në të kundërt, vonesa në miratimin e tij rrezikon të zgjasë ndjeshëm rrugën e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Po ndodh

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Afera e Mogherinit është 5 herë më e madhe në Tiranë se në Bryzh. Ne do insistojmë që kjo aferë të hetohet

16/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.