Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Digjen gomat, tymi i zi mbulon rrugën Milot-Lezhë, rrezik edhe për aksidente

14/03/2026
Digjen gomat, tymi i zi mbulon rrugën Milot-Lezhë, rrezik edhe për aksidente

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka ngritur shqetësimin për ndotjen e rëndë mjedisore në superstradën Lezhë–Milot, pranë urës mbi lumin Mat, duke publikuar pamje nga situata e krijuar pasditen e kësaj të shtune.

Zona është përfshirë nga shtellunga të dendura tymi të zi, të shkaktuara nga djegia e gomave të përdorura që hidhen pranë brigjeve të lumit dhe më pas u vihet flaka. Tymrat kanë mbuluar rrugën dhe kanë vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve, duke rrezikuar edhe sigurinë e drejtuesve të mjeteve që kalojnë në këtë aks.

Në reagimin e tij, Gjoni thekson se në brigjet e lumit hidhen pa asnjë kontroll inerte dhe mbetje të ndryshme, duke e kthyer zonën në një vendgrumbullim të hapur mbetjesh. Ai nënvizon se kjo situatë është përsëritur vazhdimisht dhe se institucionet përgjegjëse, sipas tij, nuk kanë ndërhyrë për ta ndalur ndotjen.

Deputeti e cilëson këtë një skandal mjedisor, ndërsa shton se panorama që krijohet në hyrje të qytetit është tepër negative, veçanërisht në prag të sezonit turistik.

“Është pamja më e shëmtuar që i ofrohet Lezhës pikërisht në prag të sezonit turistik, kur qyteti dhe bregdeti duhet të mirëpresin vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe nga jashtë”, shprehet ai.

Në fund të reagimit të tij, Gjoni u bën thirrje institucioneve mjedisore dhe autoriteteve shtetërore të ndërhyjnë për të ndalur ndotjen dhe për të marrë masa ndaj abuzimeve që, sipas tij, po dëmtojnë lumin dhe mjedisin përreth.

“Lezha nuk mund të trajtohet kështu. Ku janë institucionet mjedisore? Ku është shteti për të ndalur këtë ndotje dhe këtë abuzim me lumin dhe mjedisin?”, përfundon reagimin deputeti. a.b

Po ndodh

Debatet në mbledhjen e kryesisë. Salianji, do vazhdoj takimet, Noka përgjegjësi për firmat e PD për Avokatin

Reagon Salianji pas refuzimit të dokumentave të garës për kreun e PD

01/05/2026
Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

30/04/2026
Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

30/04/2026
Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

30/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Debatet në mbledhjen e kryesisë. Salianji, do vazhdoj takimet, Noka përgjegjësi për firmat e PD për Avokatin

Reagon Salianji pas refuzimit të dokumentave të garës për kreun e PD

01/05/2026
Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

30/04/2026
Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

30/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.