Terroristet e armatosur, jo të ISSI-s por të euros, pushtuan aeroportin e Rinasit. Qeveria lan duart duke thënë “nuk kemi përgjegjësi!”.
Ky reagim vjen nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili denoncon përpjekjen e institucioneve shtetërore, për të minimizuar këtë akt kriminal.
Sipas Berishës, grabitja në pistën e aeroportit është thyerja me e madhe e sigurisë kombëtare këto 25 vite dhe, sipas tij, qëndrimi i Edvin Shullazit dhe qeverisë së tij është qëndrimi më i papërgjegjshëm që mund të imagjinohet.
“I bëj thirrje prokurorisë së shtetit të ndërmarrë hetimet më të vendosura për këtë akt të pashembullt që ka vulën e bashkautorësisë dhe papërgjegjshmërisë ekstreme të qeverisë organizatë e vërtet kriminale!”, u shpreh më tej Berisha.
Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Terroristet e armatosur, jo te ISSI-s por te euros, pushtuan aeroportin e Rinasit. Qeveria lan duart duke thene “nuk kemi pergjegjesi!”
Te dashur miq, dy dite me pare, ne nje akt te pashembullt, kriminele me maska dhe kallashnikov pushtuan aeroportin tone te vetem civil, pushtuan pisten e tij, grabiten pa ju hyre ferra ne kembe nje kuintal euro dhe u larguan ne drejtim te paditur.
Ata kesaj rradhe nuk ishin terroriste te ISSI qe kerkonin gjak dhe jete njerezish por ishin terroriste te eurove dhe deshmuan se ata pushtuan lehtesisht, madje ne zonen me delikate, aeroportin tone duke faktuar zero sigurine qe ekziston per aeroportin dhe ata qe udhtojne nga ky aeroport.
Qeveria e hajduteve te shtetit lau shpejt e shpejt duart. Ne kundershtim me çdo ligj sigurie, qeveria reagoi sikur aeroporti i Rinasit te ishte diku ne shkretetiren e ndonje vendi tjeter, sikur aeroporti, terminalet, pista, anekset e tij te mos ishin per cdo vend te botes objekt te rendesise se dores se pare per sigurine kombetare por sikur te ishin ndonje pulari apo ferme blegtorale.
Grabitja ne pisten e aeroportit me forcen e armeve eshte thyerja me e madhe e sigurise kombetare keto 25 vite dhe qendrimi i Edvin Shullazit dhe qeverise se tij eshte qendrimi me i papergjegjshem qe mund te imagjinohet.
I bej thirrje prokurorise se shtetit te ndermarre hetimet me te vendosura per kete akt te pashembullt qe ka vulen e bashkautoresise dhe papergjegjshmerise ekstreme te qeverise organizate e vertet kriminale!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/