Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama vizitoi rrugën e shembur në Librazhd, nuk përmend marrjen e inerteve nga lumi. Ura nuk shembet nga shiu

07/03/2026
Rama vizitoi rrugën e shembur në Librazhd, nuk përmend marrjen e inerteve nga lumi. Ura nuk shembet nga shiu
Share on FacebookShare on Whatsapp


Kryeministri Rama inspektoi sot situatën në aksin rrugorLibrazhd–Prrenjas, ku ndodhi një rrëshqitje prej 150 metrash, që nuk kishte lidhje me punimet në kantierin e Korridorit VIII prej 35 kilometrash, dhe ku puna nuk është ndalur për asnjë ditë.

Së bashku me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë EneaKarakaçi, Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo, Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli, Drejtorin ePërgjithshëm të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar Ardian Bylyku, sidhe ekspertë të fushës, Kryeministri Rama vizitoi zonën dhemori informacion të detajuar mbi situatën aktuale.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi shpjegoi se rrëshqitja ndodhi në zonën Arra të Gurrës gjatë muajit shkurtpër shkak të rreth 70 mijë metër kub ton inerte. ARRSH dhekontraktori punuan 24 orë për rreth 10 ditë, duke ndërtuar njërrugë provizore që tashmë ka hapur qarkullimin që në fillim tëmarsit, ndërsa asfaltimi pritet në javën në vazhdim. Përveçrrugës provizore, po ndërtohet një rrugë alternative 1.3 km buzëlumit Shkumbin, për të lehtësuar qarkullimin dhe për të vijuar punimet në aksin kryesor.

Kryeministri Rama theksoi se rrëshqitja ka karakter natyror dhe nuk ka lidhje me punimet e kantierit të ri. Në fakt nuk është fajësuar kantieri i ri por marrja e inerteve nga lumi prej kompanive që po ndërtojnë rrugën dule shkaktuar fillimisht shembje të urëa e më pas edhe të rrugës. Sido që të jenë shirat, urat nuk shemben nga shirat por nga humbja e bazamentit që ka ndodhur nga gërryerja e lumit. Rama nuk u kërkoi falje aa mijëra udjëtarëve që i la rrugëve.

“Gjithë tollovia e madhe që u shemb rruga nga punimet ështënjë manipulim i madh, një perversitet shumë i madh sepsefaktikisht këtu jemi në aksin e vjetër dhe aksi i ri nuk është këtu, në kuptimin nuk është i ndërtuar ende këtu. Akse të reja janë atoqë kalojmë për të ardhur deri këtu ndërkohë që këtu vazhdonpuna këtej, nuk ka lidhje me atë atje dhe ajo atje eshte njërrëshqitje e shkaktuar nga faktori gjeologjik për shkak tëmbingarkesës se shirave. Mua më thoshte Taulanti që kjo kaqenë që shumë vite përpara gjithmonë një çështje e banoreve që ka rrëshqitje dhe ajo që është kriminale në raport me publikun,por që unë kam mësuar nga eksperienca, kur ka zhurma tëmëdha të kësaj natyre duhet të presësh të bjeri fryrja  e madhe e një plage për ta adresuar pastaj shkaqet, se ndryshe nuk tëdëgjon njeri, – është që një plagë e kësaj natyre, ku mjafton tëvish ta shohësh dhe e kupton menjëherë se ku je dhe e shehmenjëherë që këtu s’ka dorë njeriu që ta ketë shkaktuar nga paaftësia apo nga të tjera arsye, kthehet në një burim helmimi tëvazhdueshëm të opinionit publik. Këtu jemi në një nga kantierëtmë të rëndësishëm, më strategjike të vendit, një nga veprat më tërëndësishme të programit tonë, gjithë pjesa e ndërtuar tanimë është spektakolare në çdo aspekt. Mbrojtja lumore që kemi folur disa herë është absolutisht e standardeve më të larta, por punavazhdon dhe në një proces pune ndodhin dhe këto të papritura,që janë të papritura të natyrave të ndryshme. Në këtë rast ështëthjeshtë dhe vetëm natyrore. Fatkeqësi që ndodh për shkak tëmbingarkesës që ka pasur dhe sic tha dhe drejtori, është vërtet ndjesë njerëzve që u mbytën me baltë dhe me llum nga gjithë llojet e drejtimeve, por e vërteta është kjo. 

Ne diskutuam dhe pak me banorët që të shohim kalendarin dhet’i japim një drejtim kësaj pune.” – u shpreh Kryeministri Rama. a.b

Po ndodh

SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

DETAJET E SPAK/ Si u godit grupi kriminal në Vlorë, funksionet e shefit në policisë

07/03/2026
Rama vizitoi rrugën e shembur në Librazhd, nuk përmend marrjen e inerteve nga lumi. Ura nuk shembet nga shiu

Rama vizitoi rrugën e shembur në Librazhd, nuk përmend marrjen e inerteve nga lumi. Ura nuk shembet nga shiu

07/03/2026
Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

07/03/2026
Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

07/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

DETAJET E SPAK/ Si u godit grupi kriminal në Vlorë, funksionet e shefit në policisë

07/03/2026
Rama vizitoi rrugën e shembur në Librazhd, nuk përmend marrjen e inerteve nga lumi. Ura nuk shembet nga shiu

Rama vizitoi rrugën e shembur në Librazhd, nuk përmend marrjen e inerteve nga lumi. Ura nuk shembet nga shiu

07/03/2026
Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

07/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.