Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dorian Teliti: Bllokimi i Këshillit Bashkiak po paralizon funksionimin e Tiranës

24/02/2026
Teliti: Të mos shkarkohet për mungesa pa leje por se e ktheu Tiranën në lavatriçe parash
Share on FacebookShare on Whatsapp

Anëtari i Partia Demokratike e Shqipërisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka denoncuar atë që e cilësoi si një situatë skandaloze dhe alarmante për funksionimin e kryeqytetit. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, ai akuzoi mazhorancën socialiste në Këshilli Bashkiak i Tiranës prej 32 muajsh ka kthyer shkeljen e ligjit në praktikë të përditshme.

Sipas Telitit, moszbatimi i ligjit dhe i rregullores së brendshme ka sjellë bllokim të qëllimshëm të punës së Këshillit dhe ka cenuar transparencën dhe llogaridhënien ndaj qytetarëve.

Më poshtë, deklarata e plotë e tij:

Sot në emër të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të opozitës do të denoncoj një situatë alarmante për funksionimin e kryeqytetit: bllokimin abuziv të punëve në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Prej plot 32 muajsh, mazhoranca në Këshillin Bashkiak e ka kthyer shkeljen e ligjit në praktikë të përditshme. Nuk bëhet fjalë për interpretime të ndryshme juridike. Bëhet fjalë për moszbatim të drejtpërdrejtë të ligjit dhe rregullores së brendshme.

Së pari, prej korrikut 2023 vazhdon praktika antiligjore e moskryerjes së konsultimeve publike për projekt-akte, që ligji detyron Këshillin Bashkiak t’i konsultojë me publikun dhe grupet e interesit, përpara se të diskutohen dhe miratohen në mbledhjet zyrtare të vetë Këshillit. Projekt-vendime që prekin drejtpërdrejt qytetarët e Tiranës, kalojnë pa transparencë dhe pa dëgjuar zërin e publikut. Edhe në mbledhjen e njoftuar më 24 shkurt, janë 4 akte të rëndësishme që do të kalojnë pa pyetur fare qytetarët.

Së dyti, prej 32 muajsh rregullorja interpretohet sipas interesit politik të momentit të mazhorancës socialiste. Projekt-akte që dërgohen pak ditë para mbledhjes, në shkelje të afatit minimal 10-ditor, duke minuar të drejtën e qytetarëve për t’u informuar dhe për të reaguar mbi këto propozime të njëanshme. E njëjta gjë ka ndodhur edhe për mbledhjen e këtij muaji, ku materialet janë publikuar vetëm 3 ditë para.

Së treti, dhe më e rënda, është bllokimi i ngritjes së Komisionit të Brendshëm Financiar. Ligji e detyron ekzistencën e tij. Rregullorja e parashikon qartë. Megjithatë, për 32 muaj, mazhoranca ka refuzuar ngritjen e këtij komisioni, duke pamundësuar monitorimin e zbatimit të buxhetit nga ana e Këshillit Bashkiak.

Pse refuzojnë ta përfshijnë në rendin e ditës së mbledhjes që zhvillohet të enjten ngritjen e këtij komisioni? Nga çfarë fshihen? Pse kanë frikë nga transparenca?

Ironike është se, e njëjta mazhorancë është shumë e kujdesshme për të monitoruar minutazhin minimalist të opozitës në mbledhje, por “harron” detyrimin për të garantuar mekanizmat e kontrollit financiar.

Të dashur qytetarë!

Kryesia e Këshillit Bashkiak, organi që duhet të garantojë balancë institucionale, është paralizuar. Mbledhjet mujore të Kryesisë nuk zhvillohen. Vetëm 5 mbledhje në 32 muaj.

Prej 32 muajsh vijon praktika e refuzimit nga mazhoranca në Këshill për të diskutuar çështje dhe tematika të ndjeshme për qytetarët, si furnizimi me ujë, pastrimi, mjedisi, trafiku, parkimet, hapësirat publike, ndërtimet pa kriter e pasojat e tyre, taksat e tarifat vendore e të tjera.

Kjo situatë nuk është konflikt politik. Është deformim i funksionimit normal të demokracisë vendore. Është përqendrim abuziv i pushtetit në kurriz të transparencës, llogaridhënies dhe zhvillimit.

Ndaj u bëj thirrje këshilltarëve socialistë: hiqni dorë nga urdhrat politikë, nga shkeljet e ligjit dhe braktisja e qytetarëve dhe sipërmarrjes së Tiranës!

Po ndodh

Zvicër arrestohet Rezart Taçi

SPAK kërkon 13 vite burg për Rezart Taçin, gjykohet në mungesë për pastrim parash

24/02/2026
Berisha kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, rendit gjitha skandalet

Berisha kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, rendit gjitha skandalet

24/02/2026
Teliti: Të mos shkarkohet për mungesa pa leje por se e ktheu Tiranën në lavatriçe parash

Dorian Teliti: Bllokimi i Këshillit Bashkiak po paralizon funksionimin e Tiranës

24/02/2026
Benet Beci nën hetim nga SPAK për korrupsion, flet për gazetarët në Shkodër

Mbrojtja e Benet Becit kërkon gjykim të shkurtuar, shtyhet seanca paraprake

24/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zvicër arrestohet Rezart Taçi

SPAK kërkon 13 vite burg për Rezart Taçin, gjykohet në mungesë për pastrim parash

24/02/2026
Berisha kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, rendit gjitha skandalet

Berisha kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, rendit gjitha skandalet

24/02/2026
Teliti: Të mos shkarkohet për mungesa pa leje por se e ktheu Tiranën në lavatriçe parash

Dorian Teliti: Bllokimi i Këshillit Bashkiak po paralizon funksionimin e Tiranës

24/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.