Bashkohuni me protestuesit sepse këta qeveritarë janë shndërruar në një bandë hajdutësh, kusarësh.
Në vend që paratë t’i kthejnë në rrogat tuaja, bëjnë ligje për të mbrojtur paratë që kanë vjedhur.
Nuk keni asnjë justifikim të mbroni banditë si këta, deklaroi Berisha ndërsa vijonte përleshja mes policisë dhe protestuesve nga kryeministria tek Parlamenti.
Zoti Berisha, si do vijojë aksioni? Do ecni nëpër Tiranë apo ka një plan të qartë?
Sali Berisha: Planin ndiqeni dhe raportojeni për qytetarët, se ju e patë se si Tirana dhe Shqipëria ishte derdhur njëlloj si në 20 shkurt 1991.
Edi Rama është i pashpresë.
Mesazhi është: Edi Rama është i pashpresë.
Si e komentoni ujin me presion që u hodh dhe gaz lotsjellës?
Sali Berisha: Dy janë ata që hedhin ujë dhe gaz, Ilirjan Proda dhe Sokol Bizhga, dy kriminelë të klasit më të lartë, të cilët në mënyrën më absolute do ndëshkohen me të gjithë forcën e ligjit.
Zoti Berisha, pse vendosët të qëndronit sot me protestuesit dhe nuk i pritët në seli si herët e tjera?
Sali Berisha: Sepse skenarët ndryshojnë.
ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT,
PARTIA DEMOKRATIKE





