Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Bashkohuni në protestën më madhështore në 18.00. Do jetë paqësore, narkopolicia të ruajë zyrtarët që po arratisen

20/02/2026
Berisha: Bashkohuni në protestën më madhështore në 18.00. Do jetë paqësore, narkopolicia të ruajë zyrtarët që po arratisen
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës së thirrur sot në orën 18:00 në Tiranë.

Në mesazhin e tij, Berisha e cilëson 20 shkurtin si një datë me peshë historike për vendin, duke e krahasuar 20 shkurtin e vitit 1991, që sipas tij solli “pranverën e demokracisë” dhe rrëzimin e kultit komunist, me 20 shkurtin e vitit 2026, të cilin e konsideron si moment për një “pranverë të re”.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike, besimeve apo qëndrimeve të ndryshme, të bashkohen kundër asaj që e cilësoi si një qeverisje që po dëmton vendin.

“Sot është dita që çdo qytetar të shprehë zemërimin e tij në sheshin e dinjitetit, guximit dhe misionit”, thuhet në deklaratën e Berishës, i cili shton se protesta synon të shënojë, sipas tij, “fundin e këtij regjimi dhe fitoren e të ardhmes sonë”.

PYETJE-PËRGJIGJE/ Elda Menga: Z. Berisha, pak orë para tubimit, Policia e Shtetit ka njoftuar se nuk e merr përsipër zhvillimin e tubimit për shkak se mund të ketë akte dhune. A keni ndonjë koment? Dhe a mund të na zbuloni në këtë ditë simbolike të fortë për PD, a do ketë ngujim në shesh?

Sali Berisha: Komenti im është ky, narkopolicia të kryejë detyrat sepse zyrtarët po arratisen, po ia mbathin si minjtë.
Çfarë mendoni, se është arratisur vetëm Agaçi? Janë arratisur dhjetëra të tjerë. Një komshi e Lubisë më thotë ka tre ditë nuk vjen në shtëpi, nuk them se është arratisur, por komshia shpreh shqetësim, ku është, thotë.
Po, po, absolutisht.
Pra, ky është preokupimi.
Sidoqoftë, i bëj thirrje organit të akuzës të bllokojë provizorisht të gjithë pasaportat e zyrtarëve që kanë dosje në SKAP, pa përjashtim, se largimi, absolutisht kudo që të shkojnë, do i gjejmë. Por është një akt shumë, shumë i turpshëm.
Ia mbathi Agaçi, ia mbathi Agasi, drejtorët që nuk ua di emrat.
Ka një fugë masive nga administrata.
Për sa i përket asaj që thonë ata, rendin, protesta është paqësore.
Ne organizojmë vetëm protesta paqësore. Dhe ne e kemi platformë këtë, se po të mos donim ne, nuk thoshim ne protestë paqësore.
E keni dëgjuar në takime, më thonë pse thua paqësore. E them se e kemi platformë atë, e kam bindje, ne jemi opozitë demokratike.
Opozita nuk ka banditë, siç ka të tipit Proda dhe Sokol Bizhga.
Nuk ka në gjirin e saj kriminelë si ata, trafikantë, vrasës, ndaj dhe ky është një akt provokacioni i rëndë i tyre që nuk ka asnjë impresion.
Opozita do të vazhdojë gjer në fitore të plotë dhe këta minj që po ikin, do kapen kudo që të jenë.
Ua them unë.
Se të vjedhësh 13 vite qytetarët shqiptarë dhe momentin kur merr vesh se është lëshuar urdhërarresti, ia mbath dhe ikën, absolutisht së pari korrupsioni do shpallet krimi i rëndë.
Së dyti, largimi do të shpallet një krim që dyfishon dënimin, në mos trefishon dënimin. Çka do të thotë se do kalben në fyt.

Nuk mora përgjigjem, do ngujoheni sot në shesh?

Sali Berisha: Skenari është atje, do jeni aty dhe do ta ndiqni me shumë vëmendje.

Ju paralajmëruat protestë paqësore, do të thotë që nuk do keni molotovë për të hedhur sot në protestë?

Sali Berisha: Tani, këto që thoni ju, nuk i organizon PD. Pse shihni ju ato inskenimet e Ilirjan Prodës, që i përgatisin në zyrat e policisë dhe i japin si foto, nuk i ha kush ato.
Protestën e fundit ishte policia që hidhte mjete piroteknike kundër opozitës. U kap me filma ajo.

Kishte edhe eksponentë të PD bashkë me disa persona…

Sali Berisha: Jo, nuk kishte asnjë eksponent.

Nuk keni hedhur molotov?

Sali Berisha: Kishte ndonjë njeri të zemëruar që hidhnin ndonjë shashkë apo ndonjë fishekzjarr.

Pra ju distancoheni nga ata që hedhin molotov?

Sali Berisha: Ne kemi protesë paqësore. Kjo është.

Marsi Korreshi: Çfarë do të ketë ndryshe kjo protestë z. Berisha?

Sali Berisha: Do jeni aty dhe do i ndiqni vetë risitë e saj. E kanë në dorë qytetarët. a.b

Po ndodh

Policia jep detajet për dy ngjarjet e rënda në Tiranë

Policia jep detajet për dy ngjarjet e rënda në Tiranë

20/02/2026
Qëllohet me armë tek kompleksi Delijorgji në Tiranë, një i plagosur

Qëllohet me armë tek kompleksi Delijorgji në Tiranë, një i plagosur

20/02/2026
PLATFORMA & KRITERET/ Fondacioni për Liri dhe Demokraci shpall konkursin për mesazhin më të mirë me ese & video drejtuar të rinjve shqiptarë

Qëllohet me thikë një i ri. Mbetet pa jetë tek ish Parku në Tiranë

20/02/2026
Berisha: Bashkohuni në protestën më madhështore në 18.00. Do jetë paqësore, narkopolicia të ruajë zyrtarët që po arratisen

Berisha: Bashkohuni në protestën më madhështore në 18.00. Do jetë paqësore, narkopolicia të ruajë zyrtarët që po arratisen

20/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia jep detajet për dy ngjarjet e rënda në Tiranë

Policia jep detajet për dy ngjarjet e rënda në Tiranë

20/02/2026
Qëllohet me armë tek kompleksi Delijorgji në Tiranë, një i plagosur

Qëllohet me armë tek kompleksi Delijorgji në Tiranë, një i plagosur

20/02/2026
PLATFORMA & KRITERET/ Fondacioni për Liri dhe Demokraci shpall konkursin për mesazhin më të mirë me ese & video drejtuar të rinjve shqiptarë

Qëllohet me thikë një i ri. Mbetet pa jetë tek ish Parku në Tiranë

20/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.