Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tensione në Baks-Rrjoll, përplasje mes banorëve dhe policisë për ndërtimin e resortit turistik

14/02/2026
Tensione në Baks-Rrjoll, përplasje mes banorëve dhe policisë për ndërtimin e resortit turistik
Share on FacebookShare on Whatsapp

Protesta në Rrjoll

Përplasjet janë rikthyer sërish në zonën e Baks-Rrjollit në Velipojë, ku banorët kundërshtojnë ndërtimin e një resorti turistik në tokat që i konsiderojnë pronë të tyre.

Në protestën e radhës, ku morën pjesë gra, fëmijë, burra dhe të moshuar, qytetarët tentuan të ndalojnë vijimin e punimeve, duke u përballur drejtpërdrejt me punonjësit dhe forcat e policisë. Sipas dëshmitarëve, efektivët kanë ndërhyrë për të zhbllokuar situatën, duke tërhequr me forcë protestuesit nga mjetet e punës, çka ka sjellë tensione dhe përplasje fizike.

Banorët u ulën në rrugë për të bllokuar automjetet dhe për të penguar hyrjen e makinerive në zonë. Me thirrje të forta si “Punëtorë ju punëtorë ne, me gjak ju me gjak ne” dhe “Do të jetë liri ose vdekje”, ata deklaruan se janë të vendosur të mos lejojnë ndërtimin e resortit. “Do të vdesim këtu për tokën tonë dhe të gjyshërve”, u shpreh një prej protestuesve.

Protesta vjen pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila rrëzoi kërkesën e banorëve për sigurimin e padisë, që synonte pezullimin e punimeve deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes. Pas tubimeve të mëparshme përpara Kuvendit dhe Prokurorisë së Posaçme, banorët janë rikthyer në terren, duke paralajmëruar përshkallëzim të reagimit nëse nuk gjejnë zgjidhje ligjore për pronat e tyre. a.b

Po ndodh

VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026
Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

03/04/2026
Spiropali, premtimi ‘hermafrodit’: Në të djathtë të së djathtës e në të majtë të së majtës

Spiropali: Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026
Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.