Një 55-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe kërcënoi vajzën e tij, ndërsa më pas u vetëdëmtua me mjet prerës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Ardjan Varroshi, 55 vjeç, banues në Qerret.
Sipas policisë, rreth orës 19:00 të datës 13.02.2026, në banesën e familjes në fshatin Qerret, pas një konflikti për motive të dobëta, ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, 42 vjeçe. Më pas, 55-vjeçari ka kërcënuar edhe vajzën e tij, e cila kishte ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe kishte njoftuar Policinë.
Pas konfliktit, Ardjan Varroshi është vetëdëmtuar me një mjet prerës në pjesën e qafës. Ai është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikën) e përdorur në ngjarje.





