Engjëll Agaçi
Engjëll Agaçi është larguar nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, raportojnë burime për droni.al.
Sipas informacioneve jozyrtare, gjatë takimit të sotëm të Edi Rama me ministrat janë prezantuar tre emra të rinj që do të jenë pjesë e stafit të afërt të kryeministrit.
Droni.al bën me dije, duke cituar më shumë se një burim, se Vilma Guri është emëruar në postin e shefes së kabinetit, një pozicion që kishte mbetur vakant pas dorëheqjes së Vali Bizhgës. Po sipas të njëjtave burime, prezantimi i Elsonida Ramës si Sekretare e Përgjithshme dhe i Vilma Gurit si shefe kabineti është bërë paraditen e së premtes.
Elsonida Rama ka mbajtur më herët detyrë në drejtorinë juridike të Kryeministrisë dhe përpara emërimit të saj në postin e ri, ka qenë drejtoreshë e kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë. Ajo është parë të marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë dy ditë më parë, së bashku me Engjëll Agaçin.
Agaçi e ka ushtruar funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave që prej mandatit të parë të Edi Ramës, për rreth 13 vite. a.b



