Horoskopi, 5 Korrik 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 5 Korrik 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

41
0
Shares

Dashi
Afërdita, Marsi dhe Jupiteri në shenjë mund t’ju sjellin sodisfaksione të shumta në punë,. Në dashuri bëni mirë të evitoni grindjet me partnerin. Beqarët do kenë vetëm aventura, prandaj duhet të presin ende për lidhje afatgjatë. Në planin financiar nuk parashikohen probleme.

Demi
Me ndikimin e Diellit dhe Mërkurit në shenjë, do t’ju këshillohej të shfrytëzoni të gjitha mundësitë në realizimin e projekteve tuaja në dashuri. Beqarët nuk do jenë me shumë fat sot dhe nuk do e gjejnë dot shpirtin e tyre binjak. Financat do dini si t’i menaxhoni deh situata do jetë e mirë.

Binjakët
Afërdita dhe Marsi në harmoni ju kthejnë entuziazmin që deri tani ju mungonte në çift. Të lindurit në maj do të ndihen të lehtësuar falë ndihmës së partnerit/es. Beqarët do tërhiqen menjëherë nga një person që do takojnë dhe do marrin vendime të pamenduara. Financat do vinë duke u përmirësuar.

Gaforrja
Nëse Dielli, Mërkuri dhe Urani ju jep mundësinë të realizoni ëndrrat tuaja, Afërdita dhe Marsi sjellin probleme të vogla në çift. Bëni kujdes me komunikimin. Beqarët duhet të tregohen të kujdesshëm në përzgjedhjen e personave që do shoqërohen, ndryshe do lëndohen. Financat e ekuilibruara.

Luani
Disa gjëra duket sikur nuk shkojnë për së mbari në dashuri, por në të vërtetë planet tuaja procedojnë në mënyrën e duhur duke konsideruar Jupiterin dhe Saturnin në formë. Beqarët nuk duhet të nxitohen pasi mund të përballen me zhgënjime dhe lëndime. Në planin financiar gjërat do ecin mirë.

Virgjëresha
Falë Mërkurit në shenjë do të dini të programoni më së miri impenjimet tuaja. Më në fund erdhi momenti t’i kushtoni më tepër kohë njeriut të zemrës. Beqarët do kenë takime interesante nga të cilat mund të përfundojnë edhe në lidhje serioze. Financat do jenë gjatë gjithë kohës të mira.

Peshorja
Janë përsëri një numër planetësh që “janë vënë në garë” në shenjën tuaj, duke ju rikthyer qetësinë dhe harmoninë në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do kenë plot takime, por asgjë më shumë se kaq. Financat do vinë duke u përmirësuar.

Akrepi
Sot mund të jetë një nga ato ditët “jo” që askush nuk dëshiron t’i kujtojë, prandaj mos u çudisni nëse gjërat nuk ecin si dëshironi me partnerin/en. Beqarët nga frika se mund të lëndohen, do jenë shumë të rezervuar në hapat që do hedhin. Financat e mira, megjithatë kujdes me shpenzimet.

Shigjetari
Me gjithë tekat e një Marsi agresiv në shenjë, është ylli juaj, Mërkuri ai që rivendos ekuilibrat e nevojshme në marrëdhënie me partnerin/en. Beqarët do tërhiqen shumë nga personat që do dalin në takime dhe mund të mendojnë edhe për më shumë. Në planin financat do keni gjithçka të qartë si të veproni.

Bricjapi
Deri tani e keni pasur vërtet të vështirë dhe iu është dashur të djersitni shumë për të arritur objektivat në çift, por sot do ta keni më të lehtë, me Mërkurin aleat. Beqarët do bëjnë edhe ndonjë çmenduri për të bërë për vete personin që pëlqejnë. Financat do arrini t’i mbani të ekuilibruara.

Ujori
Klima yjore bëhet gjithnjë e më e ngrohtë, e kjo do të bëjë që më në fund të shkrijnë akujt në raportet me partnerin/en tuaj. Beqarët do fillojnë një histori të bukur dashurie e cila do ju ndryshojë të ardhmen. Nuk parashikohen vështirësi me financat.

Peshqit
Ndikimi negativ i kësaj radhe i Marsit dhe i Saturnit në shenjë do të reflektohet shumë gjatë ditës së sotme, në të cilën do të jeni të plogët dhe me pak dëshirë për tu argëtuar me partnerin/en. Beqarët do njihen me shumë persona dhe më pas do vendosin për të hedhur hapa. Financat e qëndrueshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY