Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mediat e mëdha ndërkombëtare, jehonë protestave në Tiranë: Tronditin pushtetin e Ramës

11/02/2026
Mediat e mëdha ndërkombëtare, jehonë protestave në Tiranë: Tronditin pushtetin e Ramës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pamje nga protesta

Reuters i ka bërë jehonë protestës së tretë kombëtare të opozitës para Kryeministrisë, duke theksuar se vazhdimësia e tyre përbën një kërcënim për stabilitetin e pushtetit të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Reuters, protestuesit antiqeveritarë u përleshën me policinë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, të martën në mbrëmje, ndërsa mijëra persona u mblodhën për të kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministres për shkak të korrupsionit të dyshuar.

Demonstruesit hodhën bomba molotov drejt një ndërtese qeveritare, ndërsa policia u përgjigj me topa uji. Agjencia britanike shkruan se këto protesta të dhunshme përbëjnë një kërcënim për stabilitetin e pushtetit afatgjatë të kryeministrit Edi Rama, i cili ka ardhur në detyrë në vitin 2013.

Tensionet politike janë përshkallëzuar që prej muajit dhjetor, pasi një njësi e prokurorisë speciale ngriti akuza ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku për ndërhyrje të dyshuara në tenderë publikë për projekte të mëdha infrastrukturore dhe favorizim të kompanive të caktuara, akuza të cilat ajo i ka mohuar.

Mijëra protestues të mbledhur në sheshin kryesor të Tiranës mbanin flamuj dhe banderola, duke brohoritur “Rama shko në shtëpi, kjo qeveri e korruptuar duhet të japë dorëheqjen”. Ndërkohë, forcat speciale të policisë, të pajisura për përballimin e trazirave, rrethuan dhe mbrojtën godinën e qeverisë.

Reuters thekson gjithashtu se Prokuroria e Posaçme, e ngarkuar me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka kërkuar këtë javë që Kuvendi t’i heqë imunitetin Ballukut për të hapur rrugën e arrestimit të saj. Megjithatë, mbetet e paqartë se kur parlamenti do të votojë për këtë çështje, duke qenë se partia e kryeministrit Rama zotëron shumicën e vendeve.

Po ndodh

Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama lajmëron për rritjen e të ardhurave në rekord historik, por fsheh arsyen që rëndon qytetarët

05/04/2026
Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

04/04/2026
2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

04/04/2026
9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama

9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama

04/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama lajmëron për rritjen e të ardhurave në rekord historik, por fsheh arsyen që rëndon qytetarët

05/04/2026
Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

04/04/2026
2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

04/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.