Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dhuna ndaj deputetit Bledion Nallbati gjatë protestës, Berisha niset me urgjencë drejt Traumës, akuza ndaj Sokol Bizhgës

10/02/2026
Dhuna ndaj deputetit Bledion Nallbati gjatë protestës, Berisha niset me urgjencë drejt Traumës, akuza ndaj Sokol Bizhgës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pamje nga protesta

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, është dhunuar mbrëmjen e sotme gjatë protestës kombëtare të opozitës. Sipas njoftimit zyrtar të PD-së, Nallbati është goditur me shkop gome nga forcat e policisë, në atë që opozita e cilëson si një sulm personal, të pajustifikuar dhe të qëllimshëm.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një prononcimi për mediat, njoftoi se po nisej me urgjencë drejt Spitalit të Traumës për të vizituar deputetin e lënduar, ndërsa bëri me dije se po mblidhen të dhënat për personat e tjerë të dëmtuar gjatë protestës.

“Do shkoj në spital sepse deputeti është në gjendje jo të mirë, Bledion Nallbati. Siç e keni parë, ka qenë në mënyrë absolute një sulm personal ndaj tij, pa asnjë shkak,” u shpreh Berisha.

Nga Spitali i Traumës bëhet me dije se deputeti Nallbati ka pësuar një hematomë në indet e buta dhe, sipas protokollit mjekësor, do të qëndrojë në observim për një periudhë të caktuar për të parë nëse do të ketë pasoja të mëvonshme nga goditja.

Në një deklaratë të dytë për mediat, kreu i PD-së shkoi më tej me akuzat, duke e cilësuar ngjarjen si të urdhëruar politikisht. Berisha akuzoi drejtpërdrejt drejtuesin e policisë, Sokol Bizhga, si personin që, sipas tij, ka zbatuar urdhrin për dhunimin e deputetit.

“Urdhërdhënësi është Edi Rama dhe ekzekutori i këtij urdhri është Sokol Bizhga. Ky akt i shëmtuar nuk do të mbetet pa përgjegjësi,” deklaroi Berisha, duke shtuar se Bizhga është një figurë e njohur për ngjarje të rënda dhe se duhej të ishte përballur prej kohësh me drejtësinë.

Partia Demokratike e ka cilësuar incidentin si një akt të rëndë dhune ndaj një përfaqësuesi të zgjedhur të opozitës dhe ka kërkuar hetim të plotë dhe përgjegjësi penale për të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje.

Po ndodh

Masa të rrepta sigurie në gjykatën e Tiranës, mbeten në burg Elvis e Gjon Shkambi

I rrëmben armën policit dhe qëllon mbi të. Çfarë ndodhi këtë mbrëmje në Kuçovë

18/05/2026
Izraeli arrestoi shqiptarin në flotiljen e ndihmave për Gazën, reagon Tirana

Izraeli arrestoi shqiptarin në flotiljen e ndihmave për Gazën, reagon Tirana

18/05/2026
Protesta e madhe në Shkup për gjuhën shqipe në Universitet

Protesta e madhe në Shkup për gjuhën shqipe në Universitet

18/05/2026
Degët e PD, gati për zgjedhjen e kryetarit, 77 degë referendum për Berishën

Degët e PD, gati për zgjedhjen e kryetarit, 77 degë referendum për Berishën

18/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Masa të rrepta sigurie në gjykatën e Tiranës, mbeten në burg Elvis e Gjon Shkambi

I rrëmben armën policit dhe qëllon mbi të. Çfarë ndodhi këtë mbrëmje në Kuçovë

18/05/2026
Izraeli arrestoi shqiptarin në flotiljen e ndihmave për Gazën, reagon Tirana

Izraeli arrestoi shqiptarin në flotiljen e ndihmave për Gazën, reagon Tirana

18/05/2026
Protesta e madhe në Shkup për gjuhën shqipe në Universitet

Protesta e madhe në Shkup për gjuhën shqipe në Universitet

18/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.